Irani kërcënon SHBA: Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan

19 Shtator 2019, 22:35Bota TEMA

Me “përplasje totale” kërcënon Irani nëse Shtetet e Bashkuara apo Arabia Saudite fillojnë një sulm ndaj këtij vendi.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif paralajmëron se në rast konflikti dy vendet do të duhet të luftojnë “deri në ushtarin e fundit amerikan”.

Zarif tha  se Irani shpreson të shmangë konfliktin, ndërsa shtoi se vendi i tij do të ishte i lumtur ta diskutonte me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm iranian ka përjashtuar mundësinë që Irani të kthehet në “tryezën e bisedimeve” me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni nuk heq sanksionet aktuale ekonomike.

Gjatë intervistës, zyrtari iranian mohoi edhe një herë përfshirjen e Iranit në sulmet me dronë në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar.

Ai pranoi se militantët Houthi i Jemenit – të cilët kanë marrë përsipër sulmin – kohët e fundit kanë rritur ndjeshëm aftësitë e tyre ushtarake dhe tani mund të kryejnë një “goditje” si ajo e së shtunës së kaluar.

1 komente në “Irani kërcënon SHBA: Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan”

  1. american16al says:

    Irani po e kref bishtin shume dhe e genjen mendjen me potencialin ushtarak qe ka apo nga ndonje mbeshtetje nga pas, por nqs behet lufte nuk do te kete me pushtim si Iraku apo Afganistani por si ajo ne Libi ku cdo gje do shkaterrohet dhe popullata te krijoje trajbet e veta dhe te jetojne si 200 vjeter me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje