Në zgjedhjet e dyta pa asnjë fitues, Netanyahu kërkon qeveri uniteti

19 Shtator 2019, 13:10Bota TEMA

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri sot thirrje për formimin e një qeverie uniteti, pasi në zgjedhjet e dyta nuk pati asnjë fitues.

Ai kishte këmbëngulur se do të drejtonte një koalicion midis partive të djathta dhe fetare, por rezultatet e zgjedhjeve deri më tani kanë treguar se as Netanyahu, as kundërshtari i tij kryesor, Benny Gantz i partisë centriste “BardheBlu” nuk do të jenë në gjendje të formojnë qeverinë.

“Gjatë zgjedhjeve, kërkova krijimin e një qeverie të krahut të djathtë. Për fat të keq, rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se kjo gjë nuk është e mundur”, deklaroi  Netanyahu.

“Populli nuk vendosi midis dy blloqeve, ndaj nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të formojmë një qeveri uniteti”, shtoi ai.

Netanyahu i bëri thirrje Gantz-it që të takoheshin sot. Kryeministri izraelit u shpreh se ishte kundër zhvillimit të zgjedhjeve reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje