Foto e sikletshme e kryeministrit kanadez, që mund ta fusë në telashe

19 Shtator 2019, 09:38Bota TEMA

Një fotografi e siguruar nga revista amerikane Time Magazine tregon se kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, në një festë të shkollës, më 2001, e kishte lyer fytyrën me ngjyrë të zezë.

Temë e festës ishin “Netët arabe”.

Duke iu adresuar fotografisë, Trudeau tha se i vjen “thellësisht keq”.

“E marr përgjegjësinë për vendimin tim. Nuk është dashur ta bëj. Nuk kam menduar se është raciste në atë kohë, por tani e kuptoj se është dhe më vjen keq“, tha Trudeau.

Kryeministri Trudeau po lufton për rizgjedhje më 21 tetor.

Rivali i tij, Andrew Scheer, udhëheqës i Partisë Konservatore, tha se Trudeau nuk është i përshtatshëm për të qeverisur vendin.

“Lyerja e fytyrës me të zezë është një akt i talljes dhe racizmit”, tha Scheer.

1 komente në “Foto e sikletshme e kryeministrit kanadez, që mund ta fusë në telashe”

  1. juristi says:

    Qenka donzhuan miku,ndaj dhe po e hanin te gjalle me sy melania dhe e bija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje