Franca zgjeron rrezen e sigurisë së centraleve bërthamore, jod për banorët përreth tyre

18 Shtator 2019, 14:58Bota TEMA

Franca do të shpërndajë tableta jodi falas për rreth 2.2 milionë njerëz që jetojnë afër centraleve bërthamore. Tabletat jepen me qëllim mbrojtjen nga rrezatimi në rast të ndonjë aksidenti.

Agjencia Rregullatore e energjisë bërthamore të Francës, ASN, tha të martën se qytetarët që jetojnë brenda 10-20 kilometra nga çdonjëri prej 19 centraleve bërthamore të EDF, si dhe rreth 200 000 institucione përfshirë shkollat, do të marrin një letër informuese se ku do t’i gjejnë tabletat.

Më parë, Franca ka shpërndarë tableta të jodit te qytetarë që jetojnë brenda një rrezeje 10 kilometër nga një central bërthamor, por tani ka vendosur të zgjerojë rrezen.

Gjatë aksidenteve bërthamore, jodi radioaktiv lëshohet në atmosferë që kur thithet ose gëlltitet nga gjëndra tiroide, mund të shkaktojë kancer me kalimin e viteve.

Kur gjëndra tiroide është e ngopur me jod të qëndrueshëm, ajo nuk thith jod radioaktiv.

ASN tha që në rast të një aksidenti bërthamor, njerëzit duhet të kërkojnë strehim në ndërtesa dhe jo të shkojnë të marrin fëmijët e tyre nga shkolla.

Franca është vendi më i varur nga centralet bërthamoret. Tre të katërtat e energjisë elektrike prodhohen nga kompania shtetërore EDF, e cila menaxhon 58 reaktorë bërthamorë dhe 12 cenrale në të gjithë vendin. Lumi Rone ka disa impiante bërthamore përgjatë brigjeve të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje