Arba Kokalari zgjidhet zv.presidente e PE-së për Partitë Popullore

19 Shtator 2019, 08:15Bota TEMA

Arba Kokalari është zgjedhur zëvendës presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin.

“Dhuna ndaj grave është një problem serioz që kërkon veprim të fuqishëm. Suedia tashmë ka nënshkruar konventën. Tani është koha që e gjithë BE-ja ta bëjë atë”, shkruan Kokalari në “Facebook”.

32-vjeçarja Kokalari hyri në PE nën programin e partisë “Moderata”, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë Parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje