Kundërshtari i Vuçiç: Popujt serb e shqiptarë nuk mund të pajtohen me kriminelë lufte në krye

19 Shtator 2019, 14:34Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, teksa ka kritikuar opozitën në Serbi, të cilët sipas tij nuk ofrojnë kurrfarë plani rreth problemit të Kosovës, ndërsa kundërshtojnë çdo plan tjetër, ka reaguar lideri i opozitës serbe, Dragan Gjilash, i cili ka thënë se edhe ai e ka një plan për Kosovën por që nuk mund të implementohet nga Vuçiçi, Thaçi e Haradinaj.

Gjilash ka thënë se në planin për pajtimin e dy popujve nuk mund të marrin pjesë njerëz që kanë nxitur apo kryer krime lufte, pasi sipas tij fjala pajtim nuk ekziston në fjalorin e tyre.

Ai tutje ka thënë se aktualisht është e pamundur që të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pasi që Kosova këmbëngulë në njohjen reciproke dhe për një gjë të tillë të bashkësisë ndërkombëtare.

“Për këtë është e nevojshme që të insistohet në normalizim, që do të thotë të ndalen provokimet, të hiqet taksa, të mundësohet lëvizja e lirë, dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e tjera që janë në diskutim”, ka thënë Gjilash, shkruan Danas.

Tutje ai ka thënë se Kosova është pika e vetme në Evropë ku njerëzit lëvizin më së shumti, pasi sipas tij ‘njerëzit janë peng të kriminelëve, si në veri po ashtu edhe në jug të Kosovës”.

Lideri opozitar gjithashtu ka kritikuar Vuçiçin për mënyrën se si ka vepruar me serbët në veri të Kosovës, duke thënë se me ta flet vetëm përmes telefonit, lidhje kjo që i mundësohet nga Marko Gjuriq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje