Avaria e rëndë në tubacion, Veliaj: Falenderoj kolegët e UKT që rikthyen në kohë rekord furnizimin. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë

20 Shtator 2019, 21:00Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe rekord kanë punuar pa u ndalur 24 orë e në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubacionin e dëmtuar dhe rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm.

Ai thekson se ata nuk u morën me spekulantët gjithologë, por punuan pareshtur për të risjellë ujin sonte!

“Mirënjohje e posaçme për 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj që punuan 24 h në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubin e dëmtuar.  Falë jush Tiranës ju rikthye uji. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë e ju falënderon”, thotë Veliaj.

Në mesazhin e tij postuar në Twitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se avaria e rëndë dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej.

“Avaria e rënde dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. Thjesht zgjidhet në momentin që evidentohet! Falenderoj  gjithë kolegët e Ujësjellësit të Tiranës që nuk u morën me spekulantët gjithologë, por risollën ujin sonte”, theksoi Veliaj.

9 komente në “Avaria e rëndë në tubacion, Veliaj: Falenderoj kolegët e UKT që rikthyen në kohë rekord furnizimin. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë”

  1. seat says:

    Mire oligarkun po edhe saldatorin e UKT e paske me mbiemrin Fusha, o Erjon Fiku

  2. Lali says:

    Nuk e di per ç’zone te Shqiperise flet zoti Veliaj, por ne Tiranen e re, rruga S. Frasheri, deri ne kete moment, nuk ka erdhur pike uji pas punes heroike te derbedereve te UKT/de. Faleminderit Lali per fjalet e mira. Po shkoj te dhjes te nje lulishte, sepse s’kam uje per WC-ne. Naten e mire

  3. Eni Vasi says:

    Shih mo burre mos kishin hipur tek Ajola se ne Zall Her nuk ishin keta. Pse nuk na thua si ndodhi avaria apo i duhej uje Kajanit ne Peze dhe u fut peshku ne bire te tubit 10 km dhe e plasi?

  4. gloria says:

    Po mor lali Eri por ne perballe shkolles Besnik Sykja kemi 3 dite pa uje, as sot qe thoni ju nuk na ka ardhur asnje pike, mir per te pire e gatuar qe e blejme por po e blejme edhe per ne tualet. Turp te keni, ku eshte premtimi qe do te kemi 24 ore uje. LERI LULISHTET POR SIGURO UJIN 24 ORE TE LAHEN NJEREZIT. UJE, UJE, UJE DUAM, NUK KEKI FAJ JU PO E KA KY DER MILETI QE NUK MBLIDHEN PER UJIN POR MBLIDHEN PER LUL HAJDUTIN.

  5. biks says:

    Mashtrim te Vasil Shanto as nje pike uji nuk na erdhi. Eh moj Shqiperi e mjere UJE JE DHE UJE SKE,
    Plot premtime ne fushat…
    Polt genjeshtra nga shkerdhatat….
    Uji je dhe uji ske…..
    Nuk na duhen lulishtet e kota…
    Se dhe ato uje duan….
    Ball genjyet o QIVERITARE…
    JJu cofte Zoti ne varr…

  6. Loni says:

    Prape me Fusha ky….

  7. Bio says:

    Mashtrues, asnje pike uje nuk ka. Per me teper ka 3 muaj qe ka probleme me ujin.

  8. Kajan Vellia says:

    Nastradini eshte i papare ne drejtim te Bashkise dhe duhet pergezuar per menyren se si e mashtron banoret e Tiranes. Bravo Lali Eri!

  9. Shqiperia qe sduam says:

    As sot ska uje ne qender. Propaganda eshte bere hit kohet e fundit. Ne vend gazetat te flasin per ujin, kane gjithe diten qe merren me tahirin, biles disa gazeta as e permendin qe tirana eshte pa uje…lajmi kryesor eshte qe cdo na thote tahiri ne 11:30.
    Ky vend ka arritur ne piken qe nuk e shpeton njeri dhe gjithe ata patriote dhe partizane u vrane,qe te behen te pasur nje grusht i vogel injorantesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje