Nis viti i ri akademik, Xhaçka jep lajmin e mirë: Akademia e FA do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë

20 Shtator 2019, 09:58Sociale TEMA
Nis viti i ri akademik, Xhaçka jep lajmin e mirë: Akademia e FA do

Këshilli i Ministrave pritet të miratojë së shpejti statusin e veçantë për Akademinë e Forcave të Armatosura, duke i hapur kështu rrugën ndryshimit rrënjësor të sistemit arsimor ushtarak në vendin tonë.

Ky status, mundëson jo vetëm hapjen e studimeve të ciklit të parë bachelor por edhe akreditimin e plotë të AFA dhe programeve të tij akademike.

Lajmin, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e ndau me studentë e pedagogë të Akademisë së Forcave të Armatosura në nisje të vitit të ri akademik 2019 – 2020, ku e ftuar ishte edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

Falë këtij transformimi, që në vitet që do të vijnë do të duhet ta çojmë edhe më tej, në Forcat e Armatosura po instalohet sot një sistem i mirëfilltë meritokracie dhe një nivel profesionalizmi që deri pak vite më parë ishte i paimagjinueshëm.

Efektivët tanë tonë janë sot në gjendje të marrin pjesë në misione kudo ku shfaqet nevoja, për të kontribuar për sigurinë tonë kolektive, duke u angazhuar si të barabartë, krah për krah kolegëve të tyre në disa prej ushtrive më moderne e profesioniste.

Kjo akademi ka sot një rol vërtet shumë të rëndësishëm strategjik për transformimin e ushtrisë shqiptare.

Forca e Armatosur që po ndërtojmë sot është në fakt shumë e ndryshme nga ajo që trashëguam.

Aty ku dikur kishim një forcë të bazuar tek rekrutimi i detyruar, sot kemi një forcë më të vogël, profesioniste e vullnetare.

E mbi të gjitha kemi një forcë që duhet të arrijë standardet e NATO që janë padyshim standardet më të larta që duhet të respektojë një forcë ushtarake kudo në botë”, tha Ministrja e Mbrojtjes në fjalën e saj.

Për Ministren Shahini, vendimi i ardhshëm i Këshillit të Ministrave hap një faqe të re për arsimimin e ushtarakëve shqiptarë.

“Ky nuk është një institucion i zakonshëm i arsimit të lartë, ndaj ne jemi duke punuar fort bashkë me Ministrinë e Mbrojtjes që t’i japim një status të veçantë Akademisë së Forcave të Armatosura, që stafi akademik të trajtohet i njëjtë si institucionet e tjera të arsimit të lartë”, nënvizoi Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Për vitin e 11 radhazi, Akademia e Forcave të Armatosura ka hapur dyer për studentë nga disa vende të rajonit. Për vitin 2019-2020 do të ulen në auditorë 182 ushtarakë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Gjeorgjia dhe Kosova.

1 komente në “Nis viti i ri akademik, Xhaçka jep lajmin e mirë: Akademia e FA do të akreditohet si një institucion i arsimit të lartë”

  1. flota detare says:

    Keshilli ministrave perpos ketyre , duhet te aprovoje nje shkolle per marinen. Jemi i vetmi vend me det , qe nuk kemi nje shkolle te tille ku te pergatiten njerez per floten tregetare apo per floten ushtarake. Edhe ne kohen e enverit i kishim keto.
    Ne shtetet e tjera qe kane dalje ne det, kane dhe ministri perkatese per kete pune, kurse ketu injorante dhe pazarxhinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje