FOTOT/ Mbrojtja e Shëngjinit nga përmbytjet, Çuçi inspekton punimet në argjinaturën e Drinit

19 Shtator 2019, 15:20Sociale TEMA
FOTOT/ Mbrojtja e Shëngjinit nga përmbytjet, Çuçi

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, ishte në Shëngjin ku po kryhen punime në argjinaturën e lumit Drin. Investimi me vlerë rreth 65 milionë lekë pritet të përfundojë brenda këtij viti. 

Rehabilitimi i kësaj argjinature minimizon mundësitë e përmbytjes së tokave bujqësore në këtë zonë.

 Ishull Shëngjini ka qenë përmbytur herë pas here për shkak të vërshimit të ujërave dhe mungesës së investimeve ndër vite. 

Me rehabilitimin e argjinaturave të Drinit pritet që rreziku të shmanget. Në gjashtë vitet e fundit vetëm në qarkun Lezhë janë investuar rreth 860 milionë lekë në rehabilitimin e argjinaturave dhe në skemat ujitëse. Ndërhyrje për mbrojtjen nga përmbytjet janë kryer në lumenjtë Mat, Drojë e Drin.

2 komente në “FOTOT/ Mbrojtja e Shëngjinit nga përmbytjet, Çuçi inspekton punimet në argjinaturën e Drinit”

  1. Pushues says:

    Zoti Minister. Pergezime per kete pune qe po realizohet, por nuk rri dot pa ju kujtuar investimet qe duhet te beni ne ndertimin e skalierave mbrojtese ne zonen e Kune/Vainit, pasi deti po perparon me shpejtesi ne drejtim te tokes duke gerryer mijera metra toke. Po vazhdoi keshtu se shpejti do bashkohet deti me keneten duke e zhdukur Kunen nga harta.

  2. Aleksander says:

    Qysh se ka le Zoti e ka hy Partia, Drini nuk e ka permbyt Shengjinin, qe po bajn nje pun shum te mir ne Bashkin e Lezhes eshte nje fakt qe nuk mund ta mohojn as nji njeri, por Drini po pastrohet dhe mir mbahet qe te mos permyten fshatrat e Ishull Lezhes dhe Ishull Shengjini, titulli nuk eshte i pershtatshem, ransi ka qe Bashkija e Lezhes po punon per Popullin Lezhjan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje