Prokuroria: Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin

20 Shtator 2019, 12:31Kronika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar pas vendimit të dhënë një ditë më parë nga gjykata, ndaj ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria deklaron se do të apelojë vendimin, si një detyrim ligjor.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Dje, gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se ishin të mjaftueshme sipas saj , për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

1 komente në “Prokuroria: Do ta apelojmë vendimin e Gjykatës për Tahirin”

  1. korkodili says:

    nisi si nje hakmarje per fenomenin Lazarat , pasi Tahiri goditin lazaratin qe ishte vendim politik.Mos te harojme se sipas Guardia di finances Lazarati qarkullonte 4.5 miliard Euro ne vit.Po per 20 vjet.????
    Ku kan vajtur keto te ardhura.
    Perfundoj si hakmarje per lazaratin
    Ku i kan provat??? Turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje