Vrasja e Azem Hajdarit, gjykata e Tiranës shpall moskompetencën, dosja shkon tek Krimet e Rënda

20 Shtator 2019, 14:50Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për çështjen e Izet Haxhisë dhe kaloi dosjen në Gjykatën për Krime të Rënda, ku pritet të bëhet rigjykimi.

Ishte prokuroria që në një seancë më parë kërkoi nga Gjykata shpalljen e moskompetencës, për shkak se vrasja e funksionarëve publik, tashmë hetohet dhe gjykohet nga Krimet e Rënda.

Avokati Idajet Beqiri dhe vetë Izet Haxhia thanë në seancë që e linin në dorë të gjykatës, duke mos shprehur kundërshti ndaj kërkesës, ndërsa avokati tjetër i Haxhisë, Bashkim Nikolla,tha se dosja nuk duhet të largohet nga Gjykata e Tiranës.

1 komente në “Vrasja e Azem Hajdarit, gjykata e Tiranës shpall moskompetencën, dosja shkon tek Krimet e Rënda”

  1. mendoj says:

    Te shohim, duhet te dali ne konference shtypi Gazmend Bardhi dhe te japi urdherin se ku duhet te shkoje dosja e Izet Haxhise, bile dhe vendimi qe Izeti te rrije ne burg ose jo. Vetem Gazmend Bardhi ka kompetenca kushtetuese ne republiken e ojq-se Lana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje