Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se “në zonat e mbrojtura nuk janë raportuar problematika”.
“Nesër do vijojnë inspektimet për të parë nëse lëndët e rrezikshme të cilat mund të ndotin ambientin mund të kenë rrezik të shpërndahen”, tha Klosi duke shtuar se sa i takon situatës së zonave të mbrojturave lagunore, në zonën bregdetare s’ka pasur asnjë shqetësim”.
Klsi tha se ka ndjekur nga afër situatën në zonën turistike në Durrës. “Sipas turoperatorëve hotelet rezultojnë brenda kushteve dhe standardeve për të vijuar aktivitetin turistik në vijim. Kontrollet do të jenë edhe më intensive gjatë ditës së nesërme dhe në vijim”, tha Klosi.