Të gjitha dëmet mund të përballohen nga fondi i emergjencës të qeverisë shqiptare.
Në një prononcim për Report Tv, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka deklaruar se deri më tani janë dëmtuar 550 banesa, një raport ky paraprak, por ka vënë theksin se nuk është e nevojshme ndërhyrja nga shtetet mike pasi qeveria ka pasur një fond emergjencash për situata më kritike se kjo e tërmetit që “tronditi” Shqipërinë, vetëm një ditë më parë.
“Shtabi i emergjencës është i gjithi në funksion. Prefekturat gjithashtu, bashkitë dhe pa diskutim të gjithë ministritë dhe deputetët janë të shpërndarë kudo. Po bënë kontakt të drejtpërdrejtë, janë evidentuara të gjithë banesat që kanë marrë dëmet më të mëdha.
Nuk kemi probleme të fondit të emergjencës apo fondit që na duhet në vazhdim. MM ka bërë një raport të parë, rreth 550 banesa janë dëmtuar. Duhet parë pastaj, kanë dëmtime më të lehta apo të pabanueshme. Dua të theksoj solidaritetin e mjekëve, policëve. Të gjithë trupat kanë qenë në gatishmëri, solidariteti njerëzor ka prevaluar në këtë rast. Pjesa më e madhe e të lënduarve janë kthyer në shtëpinë e tyre, ato që janë prekur nga kriza e ankthit janë ende nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht është fondi i emergjencës që është parashikuar në buxhet. Po e përballojmë me këtë buxhet. nuk mund të flasim tani për të gjithë llogarinë e dëmit. por të gjitha qeveritë mike të Shqipërisë janë treguar shumë të gatshëm për të na ndihmuar”, tha Spiropali
Ka ndonje te keqe kur te ndihmojne te tjeret ne fatkeqesi????
Perkundrazi, ti respektojme edhe ata ne ndihmen qe mund te japin!!!!!!
…Apo jemi aq te pasur sa te mund ti bejme te gjitha vete…Ti, me mendjelehtesine tende tregon se sa “mencurisht”
mund te besh punet qe te kane ngarkuar….
Je pjese e fatkeqesise drejtuese per 30 vjet e ketij shteti….
Nuk keni bythe per asgje!
Vetem shitni mend neper studio e neper njerez!
JENI DREJTUES KOTI!!!!!
Mbi kurriz kam gjithe historine e termetit te 1967!!!!
Kam edhe shenjen e plages ne koke….por atehere , ne ate dimer te ashper, kishte tjeter ANGAZHIM,!!!!!
Nuk fliste askush!
Te gjithe punonin nate -dite!!!
E gjithe Shqiperia ishte atje……
po sot…….?????
Gezohemi qe nuk ka aq shume demtime sa atehere, por, sera juaj mendon se aq qe !!!
Gjithcka e bejme vete!http://www.gazetatema.net/category/kryesore/
ju jeni nga ajo kategori e njerezve qe gezohen per keto rasye, qe te nxjerrin ca para me shume, sidomos kur te vjen
atehere kur nuk e pret!
Ka 30 vjet keshtu…
PASUROHUNI NE FATKEQESINE E TE VARFERVE !
KURRE MOS E GEZOFSHI!!!!!
Ndjeshmeria politike dhe praktike e nje politikani.
Kur ndodh nje fatkeqesi,pranohet cdo ndihme qe te ofrohet.Kete do ta bente edhe Norvegjia dhe Zvicra qe ,,vuajne ,,nga mireqenia.
Mjaft me me keto fjale te huaja ..po na e shpifni…sic thote NANO…Jo ,,,prevalim,,,por ,,mbizoterim,,,eshte e thjeshte.
Dhe vishuni thjeshte….te pakten ne dite te veshtira mund te mos beni parade mode sepse kur shkoni ne parlament jeni bere te pashikueshme.Merrni shembull nga politikanet perendimore.
Mendja e madhe eshte dem i kokes te vet.Pranoini me perulje ndihmat e miqve,mos harxhoni ate Pak dhjame qe kemi Perpara kemi muaj shirash dhe permbytjesh,Perpara kemi dimer dhe zona te Thelma qe kerkojne ndihme.
Kemi akoma detyrime per te demtuarit e permbytjeve te viteve te kaluara.
Askush nuk te tall kur jep ndihme ne raste fatkeqesie.Tallin kur te japin ndihme dhe nuk e dine ku vajten ndihmat e dhena.
Enveri,nuk pranonte ndihmat,hengri dhjamin e vet dhe u katandisem atje ku e dime te gjithe…
Pranoni ndihmat,shlyeni detyrimet,mos zvarisni popullin zyrave e t’ja vjedhin edhe ate pak ndihme qe Ju jepni….
Korigjim ne rrjeshtin e dyte:…zona te thella…jo te Thelma…
Komentin moderator,mos jep ne kryetitull numurin e tyre,por botoji…