Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit, Besa Shahini të marrë masa për nxënësit.
Ministrja Shahini ka njoftuar se nesër dhe pasnesër nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan do të jenë pushim.
Sipas News 24, pushimet për dy ditë të nxënësve në rrethet kryesore të vendit lidhet me pasigurinë e tyre gjatë këtyre ditëve që në vend ka pasur lëkundje sizmike.