Instituti i Ndërtimit: Ky tërmet ishte një test, kaluam kriteret e projektimit të fundviteve ’70

23 Shtator 2019, 12:08Sociale TEMA

“Tërmetit që ndodhi ditën e shtunë ishte test i madh për ndërtuesit dhe tregoi që kemi punuar me përgjegjësi të madhe si ndërtues e projektues pasi nuk patëm anjë lloj problematike sa i përket pjesës konstruktive të objekteve”.

Ka qenë kjo deklarata e kreut të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu në takimin e zhvilluar mes inxhinierëve dhe arkitektëve me Ministrinë e Infrastrukturës.

Sipas Hysenlliut, ky test kaloi atë të vitit 1978, vitit para tërmetit shkatërrues.

“Në bisedat që kam bërë me kolët, ky test i kaloi ato të vitit ‘78. U them të gjithë kolegëve që kanë punuar me ndershmëri, inxhinierët shqiptarë treguan që vërtetë janë në gjendje të projektojnë dhe të bëjnë ndërtime të mira.

Kjo është diçka shumë domethënëse për ne si inxhinierë. Të gjithë strukturat si struktura kanë qendruar dhe janë në këmbë dhe siguria të ne është e qartë dhe e saktë. Nuk pa problematika” tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës ka bashkuar një ekip inxhinierësh të cilët do të studiojnë jo vetëm pasojat e tërmetit të ditës së dielë por gjithashtu do të bëjnë edhe një vlerësim për gjendjen e ndërtimeve shqiptare.

Në total, në këtë proces janë angazhuar 47 inxhinierë nga sektori privat, 26 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të gjithë stafet inxhinierike të Institutit të Ndërtimit.

Po ashtu, Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit i është kërkuar që të mbështetë procesin e nisur.

2 komente në “Instituti i Ndërtimit: Ky tërmet ishte një test, kaluam kriteret e projektimit të fundviteve ’70”

  1. Qytetar says:

    Ja thoni terroristit Çim Peka kete or shkencetare.
    Denoncojeni !

  2. KONSTRUKTORI says:

    Po tekniket e zbatimit, si kane punuar, o zoti inxhinier. Ata kane mbikqyryr lidhjen e hekurit, distancen e stafave, etj, etj se te ishte per inxhinieret, boll qe kane hartuar dhe llogaritur forcat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje