U shoqërua në polici, gazetarja e Kokëdhimës bën përgjegjës Çlirim Pekën: Kam cituar median ku e kam marrë lajmin, është një foto e modifikuar që përhapi panik për tërmetet

23 Shtator 2019, 09:52Sociale TEMA

Gazetarja e gazetës “Shekulli” Daniela Grrica thotë se nuk ka bërë asnjë gabim gjatë punës së saj për të terrorizuar shqiptarët me lajme të rreme.

Në një reagim të bërë, ajo nënvizon se lajmin e ka marrë nga një portal tjetër.

Gazetarja shkruan se foto e shpërndarë në media ka qenë e modifikuar.

“Nuk jam arrestuar.

U shoqërova në polici për të sqaruar detaje rreth një foto (skrin) që nuk e di nga ku mbiu, por fatkeqësisht bëri hatanë.

U ndjeva tmerrësisht keq kur kolegët e mi në polici kishin shpërndarë një deklaratë për mediat, se jam shoqëruar ende pa bërë asnjë lloj verifikimi apo pa më pyetur: Si qëndron puna moj vajzë?

Gjithashtu edhe kolegët e mi në televizione e portale, u ngutën për të bërë lajmin i pari, kush me foto, e kush me emër e mbiemër. FALEMINDERIT të gjithëve!
Unë di t’ju them që lajmi që unë kam publikuar në gazetën “Shekulli-online” nuk është ai që u bë viral, ai që la mijëra qytetarë jashtë shtëpive për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre.

Ju siguroj se unë shtetasja, Daniela Grrica, që u shoqërova në polici për diçka që s’kam bërë, se ai lajm nuk është deformuar apo ekzagjeruar nga unë për disa palo klikime.

Nuk do e bëja kurrë! Sepse pikë së pari jam njeri, dhe ashtu siç më kanë rritur prindërit e mi, një njeri me parime, që nuk e shet apo zmadhon fjalën pa pasur një bazë apo indicie konkrete. E aq më pak nuk do e bëja si gazetare sado e “vogël” që jam.

Lajmi i im ishte vetëm një citim i një medie preststigjoze shqiptare dhe titulli im fjalë për fjalë është ky:
“Paralajmërimi i sizmologut grek: Kujdes tërmetet e tjera, mund të jenë shkatërruese!” (Pjesa tjetër e titullit, ku fitet për një orar është e shtuar)

Dhe më poshtë vijon intervista e plotë, ashtu siç ishte në median që unë kam cituar, pa asnjë lloj ndryshimi të mëvonshëm, përveç se publikimit të tij të parë në orën 15:11 minuta të datës 22 shtator.

Ju do thoni: Po ai foto-skrin që përhapi panik te të gjithë qytetarët dhe që mban emrin tënd çfarë ishte?
Nuk e di! Nuk e di kush, pse, çfarë kërkoi ai apo ajo që modifikoi atë foto. Sepse ai nuk është një lajm, i shpërndarë me link, është një foto e modifikuar me fotoshop që përhapi panik.

Ndjej keqardhje të thellë që e gjitha kjo u përhap dhe u keqpërdor në masë, duke njollosur emrin tim, ende pa u akuzuar. Por për një gjë të jeni të sigurt, kësaj çështje do t’i shkoj deri në fund, deri sa të dalë në dritë e vërteta e njollosur nga një “mjeshtër” fotoshopi”, shkruan gazetarja. (TemA)

11 komente në “U shoqërua në polici, gazetarja e Kokëdhimës bën përgjegjës Çlirim Pekën: Kam cituar median ku e kam marrë lajmin, është një foto e modifikuar që përhapi panik për tërmetet”

  1. Gazutari says:

    Po si e boton pa e verifikuar moj truthare. Ky eshte leksioni i pare qe ke mare ne shkollen e gazetarise, sigurisht nese e ke bere ate shkolle!

  2. D. B. says:

    Kësaj copë gazetareje i “vjen keq” që kolegët botuan “pa e verifikuar” lajmin se ishte arrestuar nga Policia, por nuk i vjen as turp as keq që botoi një lajm tepër të rëndësishëm nga përmasat fatale që do të kishte PA E VERIFKUAR!
    Pikaaaaaaaa!!!

  3. TaTaTa says:

    Shko moj katunare idiote. Nga paskeni qene kaq shume injorante o Zot, nuk kane te mbaruar, gjithandej..

  4. BRSS says:

    KESAJ KURVES JA SHKERDHENI ÇA TE KET NE SHTEPI KALBENI NE BURG PUTANEN

  5. Dori says:

    Policet duhet t’i mesojne kesaj femre se Lajmet nuk zbulohen pa mend, sic e zbulohet Zogu i Zi!

  6. USA says:

    Likja koco oligarke te putinit dihet qe shpejt ikin ne pi semes.

  7. e verteta says:

    Per fat te mire a te keq K/m rezulton se ka te drejte qe mishmashin mediatic e quan KAZAN!

  8. Te vjen keq qe shoket qenkan ngutur me ty…
    Po ty nuk te vjen keq per popullin qe e nxore ne rruge,apo te tha koqo me muniken

  9. vlora.vlora says:

    O baxhelle po c gazetare je ti moj qelbesire qe mer lajme dhe i ben copy paste ,dhe me e keqja nga ai legeni ,

  10. Gazetar leshi says:

    Do te me vnte shume keq po qe se e nxirni nga qelija kete shkerdhate qe edhe ne justifikmin e saj flet çapraz

  11. Nik says:

    Nè çdo vend tè europès po tè botohej njè lajm fallco qè mobilizon shtetin,popullsin,ushtrinè,policin,spitalet,dyqanet e shum e shumè dikastere arrestohesh menjèher dhe gjoba qè duhet tè paguaj gazeta do tè ishte falimentuese pèr gazetèn.Portale mafioze qè janè rritur si kèrpudhat nè shqipèri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje