VIDEO: Moti i keq mbërthen Tiranën, Durrësin e Lezhën, reshje intensive shiu

23 Shtator 2019, 20:32Sociale TEMA
VIDEO: Moti i keq mbërthen Tiranën, Durrësin e Lezhën,

Shërbimi Metereologjik Ushtarak njofton më parë se në qytetin e Lezhës ka rënë sasia më e madhe e shiut në orët e pasdites së sotme.

Ndërkohë që edhe Tirana është përfshirë nga reshje intensive shiu mbrëmjen e sotme.

Sipas këtij Shërbimi, situata do të jetë e tillë të paktën deri nesër në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi nga SHMU:

Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm.

Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.

Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjësën e dytë të ditës.

1 komente në “VIDEO: Moti i keq mbërthen Tiranën, Durrësin e Lezhën, reshje intensive shiu”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Ku eshte lali bytha ? 30 min shi, u permbyte gjithe tirana.
    Hap trotuare, mbyll trotuare, merr taksa sikur te jesh ne Zvicer. E 30 vjet vetem vjedhin. Asgje nuk bejne.
    Ju fshifte zoti si fis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje