A është makina vend i sigurt gjatë tërmetit?! Ja ç’thotë sizmiologu shqiptar

23 Shtator 2019, 19:27Sociale TEMA

Sizmiologu i njohur shqiptar Rrapo Ormeni, ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u fol për frikën nga lëkundjet e fundit që përfshinë vendin tonë dhe panikun e përhapur tek qytetarët.

I pyetur nëse makina është një vend i sigurt për të udhëtuar gjatë momentit që ka lëkundje, z.Ormeni tha se në fakt, në raste të tilla as makina nuk është një vend që garanton siguri.

“Makina në lëvizje nuk është vend i sigurtë, pasi krijon lëvizje relative. Gjithnjë në këto rastet makina duhet fikur dhe duhet qendruar në një vend me sa më shumë hapësirë”, sqaroi ai, duke theksuar më tej se këto situata janë gjithnjë të papritura dhe të gjithë duhet të përpiqen të ruajnë qetësinë para se të marrin vendimet e radhës.

1 komente në “A është makina vend i sigurt gjatë tërmetit?! Ja ç’thotë sizmiologu shqiptar”

  1. Futja kot, kur makina eshte ne ecje nuk mund te ndjesh ne se bie te rmet apo jo. O sizmolog mos e ul vehten kaq shume me keto arsyetime, se mund te te bejne pyetje po ne avion si ndihet termeti ne toke ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje