Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar me një status në Twitter pas serive të tërmeteve që prekën vendin duke filluar nga dita e shtunë.
“Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e vendit”- shprehet Sassoli.
Postimi i plotë:
“Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar.
Mendimet tona janë me ato që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre.
Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin”. (TemA)