Pse falimentoi firma më e vjetër e udhëtimeve në botë?

23 Shtator 2019, 22:30Ekonomia TEMA

Pas 178 vitesh në treg, Thomas Cook, firma më e vjetër e udhëtimeve, falimentoi. Rreth 600 mijë persona mbetën ‘mes katër rrugëve’.

Njoftimi i CEO-s së kompanisë, Peter Fankhauser erdhi pasi bordi dështoi të siguronte një marrëveshje me qeverinë, për t’a shpëtuar nga borxhi 1.6 miliardë paund.

Por, kur u kthye gjithçka përmbys? Sipas Simon Calder, redaktorit të prestigjiozes The Indipendent, telashet e Thomas Cook erdhën pasi kompania po i qëndronte besnike ‘të vjetrës’; refuzoi të transformohej e të ecte me hapat e kohës.

“Thomas Cook solli revolucionin e udhëtimeve, bëri gjëra të mrekullueshme, industrializuan udhëtimet, shpikën paketat e udhëtimeve” tha Calder për Euronews.

“Por në fund të shekullit XX, e veçanërisht në fillim të shekullit XXI, kompania e shpërqendroi vëmendjen. 

Nuk arritën të kuptonin se njerëzit, sidomos të rinjtë, nuk po përdorin më agjencitë e udhëtimeve, në të cilat duhet të paraqiten fizikisht” shtoi Simon Calder.

Redaktori i The Indipendent theksoi faktin se firma më e vjetër e udhëtimeve nuk i kushtoi rëndësi linjave të mëdha ajrore ‘low-cost’, si EasyJet apo Ryanair.

1 komente në “Pse falimentoi firma më e vjetër e udhëtimeve në botë?”

  1. anda says:

    Ky eshte kapitalizmi nuk beri ate apo ate shteti sehir 178 vjet …nuk ka rendesi..po je mire te duam..po rreshqite te shqyejme…sistem pa shpirt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje