Aktorja e famshme: Më përdhunuan në moshën 15-vjeçare, nga burri që i dha nënës sime 500 dollarë

24 Shtator 2019, 14:29Lifestyle TEMA
Aktorja e famshme: Më përdhunuan në moshën

Aktorja Demi Moore zbuloi për herë të parë historinë e përdhunimit në moshën 15-vjeçare. Një burrë i dha nënës së saj të alkoolizuar plot 500 dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.

Demi Moore po fliste për detajet e librit të ri “Inside Out” me Diane Saëyer në emisionin “Good Morning America”.

Disa prej anekdotave më shokuese që përdori ishin ato rreth adoleshencës, kur nëna e saj e conte nëpër klube që të merrnin vëmendjen e meshkujve.

Një prej rasteve, Demi vuri re se një burrë i moshuar kishte çelësin e shtëpisë së tyre. Pasi e përdhunoi, ai e pyeti: “Si ndihesh kur bën marrëdhënie seksuale për 500 dollarë?”

Për këtë, aktorja nuk fajëson nënën plotësisht, por mendon se fakti që një mashkull e preku në moshë aq të re ishte për shkak të saj.

Moore lindi në New Mexico, por babai i saj biologjik e la nënën e saj para se të vinte në jetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje