VENDIMI/ Bundestagu voton pro negociatave, kushtet për Shqipërinë: Ngritja e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe ndëshkimi i prokurorëve e gjyqtarëve

24 Shtator 2019, 18:57Politika TEMA

Grupet parlamentare të Bundestagut gjerman, CDU/CSU si dhe SPD, autorizojnë qeverinë federale të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian ne tetor, por kanë një seri konstatimesh dhe kushtesh, që Tirana duhet të plotësojë më pas.

Dokumenti ka 9 pika të kërkesave ndaj Shqipërisë të ciat ndahen në dy blloqe.

Në bllokun prioritar janë reforma zgjedhore, ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa gjashtë pikat e tjera hyjnë në bllokun e dytë të cilat duhet të plotësohen kur të hapen negociatat.

Kushtet kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Vendimi i plotë i grupeve parlamentare:

Parlamenti gjerman     Qarkore 19/[…]

Legjislatura e 19-të     Datë: 18.09.2019, Ora 15.00

Kërkesë e grupeve parlamentare CDU/CSU dhe SPD

Marrëveshje e përbashkët e Bundestag-ut dhe Qeverisë Federale mbi kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mbi rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësueses së Lartë të datës 29 Maj 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit

Parlamenti gjerman dëshiron të vendosë:

Në samitin e tyre me shtetet e Ballkanit Perëndimor më 21 qershor 2003, krerët e shteteve dhe qeveritë e Bashkimit Evropian (BE) u dhanë vendeve të Ballkanit mundësinë e anëtarësimit në BE nëse i plotësonin kushtet. Shqipëria paraqiti një kërkesë për anëtarësim në BE më 28 prill 2009 në përputhje me nenin 49 të Traktatit për Bashkimin Evropian (TEU). Në qershor 2014, Këshilli Evropian miratoi për Shqipërinë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bazë të vlerësimit të Komisionit Evropian.

Më 29 maj 2019, Komisioni paraqiti një raport mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Komisioni rekomandon në këtë raport çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Këshilli Evropian vendosi më 20 qershor 2019 që të marrë një vendim thelbësor sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se Tetori 2019 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.

Në letrën e saj të datës 6 shtator 2019, Qeveria Federale i kujtoi  Bundestagut gjerman që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme më 15 tetor 2019 si dhe Këshilli Evropian më 17 dhe 18 Tetor duhet të vlerësonin përparimet e Shqipërisë dhe të vendosnin për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Qeveria Federale i ka referuar Bundestagut gjerman mbi të drejtën e tij për të komentuar vendimet për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Sipas nenit 9 të Ligjit për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë Federale dhe Bundestagut gjerman në çështjet e BE-së, Qeveria Federale duhet të ketw dakordwesi me Bundestagun gjerman përpara se ajo të japë miratimin e saj për negociatat e pranimit.

Në raportin e tij para Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi përpari-min e Shqipërisë në arritjen e shkallës së nevojshme të plotësimit të  kritereve të anëtarësimit, Komisioni arrin në përfundimin se Shqipëria ka bërë përparim të qëndrueshëm në zbatimin e reformave në fushat kryesore të administratës, drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut. Në qershor 2018, në kon-kluzionet e tij Këshilli shprehu miratimin për  marrjen e vendimit për hapjen e bisedimeve të pranimit në vitin 2019 në bazë të progresit të arritur deri më tani si dhe përmbushjes së kritereve kyçe të përcaktuara. Që prej asaj kohe Shqipëria i ka çuar më tej përpjekjet e saj për reforma dhe ka bërë përparim në kriteret kyçe. Përveç vlerësimit pozitiv të përparimit të reformave, Komisioni kërkon gjithashtu një përmirësim të klimës politike.

Bundestagu gjerman mbështet perspektivën e Shqipërisë në BE dhe vlerëson pavarësisht gjithë mangësive përpjekjet për reforma në vend. Procesi i anëtarësimit është një shtytës vendimtar për reformat dhe stabilitetin në rajon. Gjermania dhe BE janë veçanërisht të interesuara për stabilizimin dhe bashkëpunimin e fqinjësisë së mirë në rajon. Shqipëria i jep procesit të afrimit në BE një përparësi shumë të lartë, dhe motivimi i këtij vendi të NATO-s për t’u anëtarësuar në BE është i lartë. Vitet e fundit, vendi ka filluar pjesërisht reformat thelbësore politike për të përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të prani-mit. Reforma gjithëpërfshirëse në drejtësi është duke u zbatuar.

Bundestagu gjerman sidoqoftë vëren se gjatë zbatimit të disa priorite-teve kyçe faktikisht u arrit progres, por gjithashtu ekzistojnë shumë deficite. Institucionet e reja për vetë-administrimin në fushën e drejtësisë faktikisht janë ngritur, por nuk janë akoma funksionale. Janë ndërmarrë hapa për forcimin e pavarësisë dhe detyrimit të lloga-ridhënies së drejtësisë. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë tani duhet të plotësohen. Është gjithashtu e rëndësishme të sigurohet ri-marrja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kualifikuar dhe të pavarur përmes shkollimit dhe trajnimit.

Tashmë është bërë progres i dukshëm në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në bashkëpunim intensiv me autoritetet italiane janë reali-zuar fluturime të shumta vëzhguese për të gjurmuar plantacionet. Madhësia e plantacioneve të kultivuara është zvogëluar ndjeshëm.

Sasia e kanabisit të konfiskuar në Itali – një tregues i sasisë së kultivuar – ra me 81% brenda një viti (6,59 ton në vitin 2018 krahasuar me 34,72 ton në vitin 2017). Ekziston edhe një bashkëpunim i ngushtë me autoritetet gjermane. Shqipëria mbetet sidoqoftw, qender e trafikut tw drogws për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.

Në lidhje me reformën në administratën publike, Shqipëria gjithashtu ka bërë përparim në efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve pub-like. Këto duhet të konsolidohen në mënyrë që të ngrihet një admini-stratë publike më efikase, e depolitizuar dhe profesionale.

Përveç pesë prioriteteve kyçe të formuluara nga Komisioni në Raportin e progresit për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit, OSBE / ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës në 2013 dhe 2015 formuluan rekomandime për një reformë zgjedhore. Edhe pse këto nuk janë pjesë e katalogut evropian të kërke-save, Bundestagu gjerman konsideron se është i nevojshëm zbatimi i shpejtë i rekomandimeve. Për këtë qëllim një projekt-ligj u paraqit në dhjetor 2018, por ai ende nuk është miratuar.

Shqipëria është në një krizë politike te brendshme te rende. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që tw ndwrmarrin menjwherw tw gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vwshtirwsohet nw mwnyrw të konsiderueshme.

Bundestagu vëren se:

Bundestagu gjerman deklaron në bazë të nenit 9 të ligjit federal mbi bashkëpunimin e Qeverisë Federale më Bundestagun gjerman në cështjet e BE-së miratimin e tij, që Qeveria Federale të miratojë një vendim të Këshillit të Evropës për çeljen e negociatave mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në të njëjtën kohë ai shpreh pritshmërinë që kur të merret një vendim i mëvonshëm për anëtarësi-min në BE jo vetëm është vendimtare plotësimi i kritereve të anëtarësimit, por edhe të merret parasysh kapaciteti për anëtarësim i BE-së.

Bundestagu gjithashtu i kërkon Qeverisë Federale që,

– Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar.

– Të merret vendim  për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019.

– Zbatimi i ligjit për reformen zgjedhore të inicuar

– Fillimi i procedimeve  penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme;

– Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore  kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve,

– Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj  për të punuar

– Progres solid në krjimin e bilanci suksesi  në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar,

– Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e  parregullsive,

– Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor,

–           Sundimi i ligjit, kjo do të thotë vazhdimi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (proçesi i vetingut), krijimi i strukturave të reja të drejtësisë,

–           Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë forcimin dhe lidhjen e  institucioneve në rrjet, si dhe krijimin e bilanci suksesi në të gjitha nivelet dhe zbulimin dhe konfiskimin e fondeve financiare në lidhje me korrupsionin;

Të sigurojë që shtjellimi i ketyre kapitujve (para së gjithash kapitulli 23 Gjyqësori dhe Të Drejtat Themelore, kapitulli 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria) të kryhet në fillim të negociatave dhe ato të mbyllen vetëm në fund të negociatave. Planet e veprimit për këto kapituj të propozuar nga Komisioni duhet të përcaktojnë afate dhe synime të qarta, përmbushja e të cilave përbën një parakusht për hapjen e kapitujve të rinj; kapitujt e tjerë të negociatave nuk duhet të hapen më parë. Komisioni duhet të raportojë rregullisht për zbatimin e planeve të veprimit, përveç progres raporteve vjetore. Hapja dhe mbyllja e kapitujve të tjerë duhet të varen nga përparimi thelbësor në këto fusha.

Bundestagu rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtën e tij të përgjithshme për të komentuar në përputhje me ligjin federal mbi bashkëpunimin e Qeverise Federale me Bundestagun gjerman për çështjet e BE-së nëse ai konkludon se kushtet për hapjen e kapitujve të negociatave nuk janë përmbushur;

–           Institucione demokratike funksionale,

–           Reforma në administratën publike,

–           zhvillimi ekonomik dhe aftësia konkuruese,

–           fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal,

–           liria e shtypit dhe e medias,

–           të drejtat e grupeve më vulnerabwl dhe anëtarëve të pakicave,

–           shoqëri civile aktive

të pasqyrojnë pikat thelbësore të negociatave të anëtarësimit.

Berlin, më … 2019

Ralph Brinkhaus, Alexander Dobrindt dhe grupi parlamentar

Rolf Mützenich dhe grupi parlamentar

23 komente në “VENDIMI/ Bundestagu voton pro negociatave, kushtet për Shqipërinë: Ngritja e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë dhe ndëshkimi i prokurorëve e gjyqtarëve”

  1. Adi says:

    Po keto jane per ne jo per gjermanet! Keto jane gjera qe qeveria jone paguhet nga populli t’i beje!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Çudi, se si kjo Anxhela
      ndigjon Ed Narkomanin
      e nuk nigjojke Nokén
      s’nigjojke Salianjin.
      .
      Çudi, se si Evropi
      nigjon Edvin Piktorin
      e nuk nigjojke Liken
      s’nigjojke as Doktorin.

    1. Taras Bulba says:

      Kush i qi hebrenjte e hollandes , Gjermanet ishin problemi primar , tha “ok” Bundestagu tha “ok” perendia satelitet si llogarit asnje. Dhe kur nuk lligariten hebrenjte e hollandes , kush i kalon ndermend zoraxhinhte gjitonet tane qe bejne te zorshmin , duke e ditur dhe ata vete qe jane vrima e fundit e kavallit …….

  2. Albi says:

    Kjo nuk eshte “Po”! Eshte nje jo me kushte te qarta. E vetmja “Po” eshte mbeshtetja e perspektives per te hyre ne BE.

    Mireupafshim njerez.

    1. enter"" says:

      Idiot. Normal qe ka kushte. Por ata votuan PO,

      Shko pirdhu tani e te fala Cim Pekes….

    2. LULJA says:

      EDHE KUR ESHTE PO PER TY ESHTE JO … SHOKUUUU
      KUSHTET QE JANE VENDOSUR JANE NORMALE .
      E KEQJA TE SHQIPTARET ESHTE ZEMRA E ZEZE QE NUK DINE TE THONE NJEHERE BRAVO ( DELE ZEZE DO NGORDHI E ZEZE)

      1. Klajdi says:

        Ne fakt Gjermania na ka antarsuar me kohe
        Kush ka profesion shkon e punon atje vetem se duhet te presi 1 vit Termin, Dhe tani ne 7 Janar te 2020 nuk ke nevoj me prit 1 vit lehtesohet akoma ,pra klima e BE na ka prekur nese duam ta kuptojm , Faleminderit Gjermani, Faleminderit EU.

    3. katarakti says:

      Eshte nje “Po” e qarte per fillimin e negociatave. E shkruar e zeze ne te bardhe ne kapitullin e 3-te. Por negociatat me Shqiperine do te jene teper te gjata dhe “ato varen edhe nga kapaciteti i BE-se pre te pranuar vende te reja”!!! Qe do te thote se Shqiperia mund te ndjeke rrugen e Turqise. Turqia i ka nisur negociatat me BE-ne nga viti 2005 dhe ato duket se do vazhdojne pa mbarim. Megjithate ne rast se Hollanda dhe Franca nuk do vene veton e tyre mund te pohohet se Shqiperia e kaperceu edhe nje pengese ne rrugen e gjate dhe te pasigurt te anetaresimit te saj ne BE. Me shume se per Shqiperine kjo “Po” me kushte eshte nje pergezim, mbeshtetje dhe vleresim per qeverisjen e vendit nga Edi Rama.

  3. Ebasan says:

    – “fqinjesia e mire dhe bashkepunimi rajonal ” … – thuhet ne nje nga pikat
    Ne jemi prishur me te gjithe fqinjet. E vetma marredhenie eshte me turkun, shto ktu dhe na nji kompani indiane qe aksioneri kryesor eshte Gjiknuri

    1. Qirjaqi says:

      Vetem me mamin tend jemi prishur, me te tjeret ne rregull jemi
      Xx

  4. Albania says:

    Sdini se cflisni. Nese voton PO atehere eshte PO. Hapja e negociatava do te thote qe Shqiperia duhet te filloje te hape Kapitujt e te implementoje ligjet europiane e faza perfundimtare eshte anetaresimi. Nese nuk implementohen te gjithe kapitujt nuk mund te anetaresohesh ne BE. Keto kushte jane kryesisht per Kapitujt e drejtesise e te gjithe e dime se kush nuk e ka dashur deri me sot Reformen e drejtesise. Ndaj mos flisni si e ema e Zeqos.

  5. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    kujtoj se birazereve turq u jane vene te njejtat kushte nga BE ketu e 35vjt ,perfundimi: TE GJATIN!

    1. taras bulba says:

      Te njejtat kushte u jane vene ???? E mbake veten dhe per te zgjuar , idjot dhe injorant je kok e kembe .
      Nje nder kushtet qe EU i ka vene Turqise eshte se duhet ta njohi pik per pik marveshjen e Lozanit ku ka te beje nga fillimi e derine fund me kufijte midis shtetve dhe fqinjeve , gje qe Turqia e njeh de facto por jo de jure .
      Dhe Gjermanise iu rembyen krahina tetera mbas fundit te luftes se pare boterore dhe iu dhane padrejtesisht Polonise , megjithate ajo (Gjermanja )e njohu mareveshjen e Lozanit , prandaj shtetet europiane nuk ibejne asnje lloj okazioni Turqise ….e kuptove lamash , ik e leh te dera e kishes se mos te japin ndonje dhrahma dhe leri keto , cte duhen ty keto. Ti je nje tellall i vyer ,ose sic i quanin ne Greqin e lashte ropoperperithras …….ik or zhuls muti

  6. Agaci says:

    Ne tirane skemi ujë sot
    Në Elbasan ska drita
    Ti gezojmë negociatat?

  7. Jugu says:

    Per Ramen dhe Meron negociatat ka vite qe jan hapur. Edhe per ri-lindjen po ashtu. Ata punojne, vjedhin, marrin, behen pronare, dhe te tjeret hapin syte dhe shikojne dhe debatojne nese jane hapur apo jo. Me ato kushte qe ka vendosur Gjermani per popullin negociatat nuk jane dhe nuk hapen edhe per disa vite. Per ri-lindjen jane te hapura tere kohen, per sa kohe ka PPP, tendera, Gjiknura, Tahira, etc.

  8. xhulio says:

    A e din Budenstagu qe akoma, prona nuk ka shkuar te pronari, nje hallke e madhe shkas e korrupsionit dhe krimit. A ka vete Budenstagu probleme me pronesine, ku pronen private e gezon shteti apo jo pronari si tek ne, sigurisht qe as nuk egziston. Po qe se kjo prone qe eshte private dhe njeh nje pronar, nuk i kthehet pronarit te ligjeshem, do kete shkalle shkalle korrupsion, do kete vrasje e krime ku shkaku eshte”Mos kthimi i prones tek pronari ligjeshem. Prandaj dhe nje nga pikat si kushte per te plotesuar Shqiperia, duhet te jete kusht nga Budenstagu dhe Europa.

  9. Olimpia says:

    Keto kushte nuk i ka zbatuar asnje vend i BE,perfshi Gjermanine.Fale idiotit Gorbacov,Gjermania shkaktare e luftes se dyte boterore dhe e 70 milione te vrareve,u bashkua .Perse shqiptaret u perjashtokan nga BE ne se bashkohen….?Ku eshte e drejta e patjetersueshme e kartes se OKB per vetvendosje…?.Ja pra ku qendron sekreti i marreveshjes Thaci.. Vucic…dhe kundershtimi gjerman…Te mos bashkohemi kurre,nderkohe qe karta e Helsinkit ne 89 u BE cope e cike.
    Realisht per realizimin e disa kushteve,spese te gjitha nuk Jane realizuar kurre nga asnje shtet ,per pranim ne BE ka dy rruge.

    E para,PS dhe PD te shpallin nje ngrirje (moratorarium)te veprimtarive politike.Partite e tjera te shkrihen.Nderkohe te ngarkohet nje direktorat prej 11…13..personalitetsh nga intelektualet me te famshem te pavarur edhe nga emigracioni te cilet te marrin ne dore plotesisht drejtimin e shtetit dhe parlamenti ,qeveria ,institucionet e drejtesise te zbatojne vendimet e ketij direktorati.
    E dyta,BE pas disa vitesh,pas realizimit te disa kushteve minimale ,te na pranoje ashtu sic ka pranuar te gjithe te tjeret…Sepse as gjermanolindoret ,20 milione ,nuk u konvertuan per 24 ore ne parametrat europiane,per te mos folur per rumunet,bullgaret,polaket,hungarezet,balltiket apo per Italiane e Jugut,pjese te Spanjes,Greqine ,Qipron te cilet kurre nuk kane per ti arritur ato parametra qe ma kerkohen neve.
    Le te shpresojme se ka vlere ,,Po,,ja dhe mbas disa vitesh burokrate te tjere gjermane dhe europiane do te jene me realiste se keta te sotmit.

  10. Evgjit grek says:

    Bashkimi i shqipetarve eshte opzioni me i mire per fuqizimin e shqipetarve ne ballkan dhe menyra e vetme per ti dhene fund shovinizmit te eger sllavogrek

  11. H says:

    Ju keni akoma të lirë kryeprokurorin që vidhte të dënuarit dhe guvernatorin që vidhte bankën dhe keni akoma shpresë të hyni në Evropë ?

  12. Sebast says:

    e kujt i ha trapi, pencionistet po vdesin per buke, te rinjte shesin droge dhe vrasin njeri tjetrin, kaq kisha.

  13. lagja.brrakes says:

    Shkurt ksaj i thojn RAMA IK
    Akritektit droges, PPPisave, t njesimit politike krim, t mos demimit kriminelve politike, perzonies se trunit ka Shqipnija, te bllokimit medias, te shpronsimit te privatve per llogari te privatit, te bllokimir drjetsise, te arsimit hajut, te shnetsise hajdute, te administrates sumrrumve dhe kurtizoneve, te rrenes te futme ne sistem,
    Rrofsh o Gjermani qe si le vetem shqqiptaret

  14. Sufllaqexhinj Fugist says:

    Gjithe rilindaso-Fugistat e kane hallall sot festimin per hapjen e negocjatave me nje dopio sufllaqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje