Murinjo i bezdisur nga thashethemet: Tregoni pak më shumë respekt, nuk shkoj te Reali sepse janë në krye

24 Shtator 2019, 14:40Sport TEMA

Në Milano u mbajt mbrëmja gala nga FIFA ku u dhanë çmime të shumta, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe Zhoze Murinjo.

Trajneri portugez është ende i lirë dhe nuk ka një skuadër, ndërkohë që të shumta janë spekulimet që e lidhin me një kalim të mundshëm te Real Madridi.

Megjithatë, vetë Murinjo e ka mohuar diçka të tillë duke kërkuar që të ketë më shumë respekt për klubin madrilen dhe për trajnerin Zidan.

Sakaq, ai ka hedhur poshtë mundësinë që Zidan të largohet nga Reali duke qenë se madrilenët janë në krye të klasifikimit dhe nuk bëhen ndryshime të tilla.

“Real Madrid? A janë në vendin e tretë apo të katërt? Jo, nuk janë kështu që janë pranë vendit të parë.

Nuk më duket se janë shumë keq dhe kanë mundësi që të shkëputen edhe më shumë në krye sepse kanë lënë Barcelonën pas.

Ka dy lloje thashethemesh, ku disa thonë se gjërat nuk po shkojnë mirë dhe duhet jetuar me këtë. Zidan ka jetuar me futbollin ndërsa thashethemet e tjera e lidhin emrin tim me Realin.

Nuk më pëlqen që thuhet emri im sepse Reali e ka një trajner dhe nuk mund të punoj aty ku ka një trajner.

Nuk më pëlqejnë këto gjëra dhe realisht shpresoj që Reali ta përmirësojë këtë situatë ku ndodhet”, u shpreh Murinjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje