Pështyu kundërshtarin, Grezda: E shpifur, por ka dy anë të historisë

24 Shtator 2019, 15:22Sport TEMA

Trajneri Gerrard ka vendosur përjashtimin përfundimtar të Eros Grezdës nga Rangersi.

Gjithçka lidhet me një incident të turpshëm teksa sulmuesi shqiptar luante në ekipin e të rinjëve.

Grezda e ka humbur tërësisht kontrollin ndaj Ballymena, duke pështyrë një nga lojtarët kundërshtarë.

Një nga çështjet më të komentuara kjo nga ana e mediave skoceze, ndërsa edhe vetë protagonisti e ka thyer heshtjen.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Grezda ka theksuar se ka edhe një anë tjetër të historisë, megjithëse e pranon se ishte e shpifur.

“E pranoj plotësisht që të pështysh është e shpifur, por ka gjithmonë dy anë të historisë. Kërkoj falje për veprimet e ditëve të fundit”, ka shkruar Grezda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje