Reforma Zgjedhore, sekretari i PS, Peza: Nuk është “rikthimi i djalit plangprishës”, por i opozitës nga rruga në sistem

24 Shtator 2019, 16:42Politika TEMA

Nuk është “Kthimi i Birit Prodigal” të Rembrandit, në versionin artistik dhe as “rikthimi i djalit plangprishës”, në versionin popullor.

Ai që është hedhur sot, është thjeshtë hapi i parë i rikthimit të opozitës sonë nga rruga ku ndodhet prej 7 muajsh, drejt sistemit politik e demokratik të vendit.

Në takimin me drejtuesit e partive aleate në opozitë, u vendos përfaqësimi i tyre në mbledhjen e nesërme të organizuar nga OSBE, për reformën e re elektorale të vendit.

Pavarësisht se PD, LSI dhe PR do ulen në tyrezë me ekspertë teknikë, hapi i hedhur është treguesi se më në fund kanë nisur ta kuptojnë se rruga e rrugës nuk të çon askund.

E vetmja zgjidhje është dialogu pa kushte, pjesëmarrja, jeta institucionale, gara elektorale dhe jeta politike brenda në sistem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje