Zbulohet ”dera” e kometave

24 Shtator 2019, 17:25Hi-Tech TEMA

Zbulohet ”dera” e kometave. Ajo ndodhet përtej orbitës së Neptunit dhe është kalimi për depërtimin në pjesën e brendshme të Sistemit Diellor, sipas zbulimit të botuar në revistën ”The Journal Astrophysical Journal Letters” dhe koordinuar nga Gal Sarid dhe Universiteti i Teksasit, i udhëhequr nga Jordan Steckloff.

“Zbulimi i ‘portës’ për në Sistemin Diellor tani mund të ndryshojë të kuptuarit tonë për evolucionin e kometave.

Planetologët zbuluan derën e kometave duke studiuar përmes simulimeve kompjuterike, trajektoren e kometës 29P / Schwassmann Wachmann 1 (SW1), që i përket familjes Centauri, domethënë kometat që ndjekin orbitat kaotike në zonën midis Jupiterit dhe Neptunit dhe që vijnë nga Rripi Kuiper, rajoni përtej orbitës së Neptunit”, saktësoi Sarid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje