Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është nderuar sot nga Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër, me Çmimin e Karrierës.
Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve në këtë auditor, Jozefina Topalli është kthyer pas në kohë, duke rrëfyer një histori të ndodhur rreth 42 vite më parë.
“Ishte viti 1977. Në auditorin A1 të Universitetit tonë po bëhej Olimpiada e Matematikës për rrethin e Shkodrës.
Ky ishte kontakti i parë me Institutin, siç quhej në atë kohë.
Isha e vogel, në klasën e shtatë. Hyra më shumë emocione në atë salle. U ula diku tek banka e dytë nga dritaret.
Me dukej se kohen e kisha kundershtare. Ajo po me ikte dhe une ende nuk po e zgjidhja njeren nga ushtrimet. Ne nje moment mu duk se e kappa, se gjeja po ecte, e ne fakt e bera. I zgjidha te gjitha. E ndjeva se ia dola.
Kur koha mbaroi une i kisha hedhur një sy të fundit. Dorëzova fletoren dhe i rashë nga piaca për në shtëpi.
Isha gjithë gëzim, po ecja shpejt për të treguar në shtëpi se isha e sigurtë se do vlerësohesha.
Të nesërmen në shkollen 11 Janari, të gjithë e kishin marrë vesh së une kisha marrë vendin e parë.
Po fluturoja.”-tha Topalli.
Por, më tej sikurse rrëfeu ish-nënkryetarja e PD-së, ishte përballur me një të papritur, që i kishte rezervuar realiteti i hidhur i asaj kohe.
“Kur zilja ra për pushim, po zbrisja shkallët me shoqet e klases, për me dal në oborr. Në shkallë ishte mësuesi im.
Prit pak më tha. Ti ke dal e pare ne matematike ne olimpiade. Por, çmimin nuk mund ta japim në emrin tënd. Do i jepet shkollës sonë.
Kujtoj që u gëzova se u konfirmua nga mësuesi që une kisha dalë e para. Të tjerat nuk kishin rëndësi.”.-tha Jozefina Topalli.
Jozefine, mire qe te paskan cuar ne gare, sepse mua ma mohuan kete te drejte. Vec kesaj kam qene qitese e shkelqyer edhe pse kam bere nje qitje te rralle, pasi ishte naten, pervec tre goditjeve tek 10 kisha gjuajtur po tek 10 edhe fishkun gjurmelenes…emri im nuk doli tek qitesit e dalluar…por zhgenjimi im me i madh i jetes ishte viti 2005 kur ti Jozefine erdhe ne pushtet dhe me largove nga administra si KOMUNISTE ?
Edhe mjaft me historite e komunizmit sepse populli do alternative qeverisese per jete me te mire e jo gjepura me histori hedaljesh ….
Kohet kane ndryshuar, edhe vete komunistet kane ndryshuar, njerezit nuk gjykohen per te shkuaren, por per te ardhmen.
Si ka mundësi që dikush të denohet për diçka që nuk ekziston?! E ardhmja mund të ndodh, por nuk ekziston kurrë, prandaj s‘ke se si t‘a denosh dikend për te! Pse na është dhënë mundësia që të shprehim opinione të lira gjithëandej, kjo nuk do të thotë që duhet të themi gjepura të tilla…
Duke e njohur padrejtësinë,kjo zonja sapo erdhi në pushtet,
vodhi dhe u pasurua në kurriz të popullit.
Mësimi qe nzjerr unë është se struktura e gjenetike e shqiptarit
është vjedhja,vrasja,korrupsioni dhe prirja drejt të keqes dhe padrejtës.