Presidenca ka reaguar menjëherë ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PS Taulant Balla, duke ironizuar se po bën zëdhënësin e Presidentit, pavarësisht se e ka një zyrtar.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një intervistë për Deutsche Welle tha se është i bindur, që veprimi i Presidentit të Republikës në rastin e çdekretimit të datës së zgjedhjeve ka qenë një veprim antikushtetues.
Sipas Ballës, edhe vetë Presidenti i Republikës e di këtë gjë.
Zedhenesi Tedi Blushi në një postim në rrjetin social thotë se e gjithë bota e di se Presidenti Meta jo vetëm nuk ka shkelur Kushtetutën, por ka respektuar atë dhe të gjitha konventat ndërkombëtare dhe detyrimet që rrjedhin prej tyre
Postimi i Blushit:
E falenderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë!
Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën.
Presidenti Meta, jo vetëm ka respektuar Kushtetutën, por edhe:
– Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut;
-Vendimin e Gjykatës së Strasburgut që përcakton se e drejta e zgjedhjes nuk është proceduriale, por substanciale për të garantuar rendin demokratik;
– Detyrimet e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për garantimin e lirive dhe pluralizmit politik;
– Kriteret e Kopenhagenit, që janë në themel të BE.
Për këto ka folur qartë dhe Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit!
Ia kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit.
Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave!
O Tedi, edhe une jam pjese e botes por di ate qe thote Balla, tani mos u ben karagjoz se nuk do jeshe ne presidence deri sa te te haje qurrat kaposhi! Pastaj ku do futesh se andej nga dole s’fute dot me. Je bere shume i merzitshem ne publik qe ti e quan bote. Dhe çudia me ju eshte se ose s’e kuptoni ose jeni aq te poshter qe beni injorantin e thekur.
Gjith bota e di se Ilir muti ka vjidh me shum se gjith bota badhke po qa do y thote kjo ? Halli i tyte nuk edht me pshtu popullin por pse me ja Iliri. Humbes !!!! Iliri esht 1sh