Tryeza e Reformës Zgjedhore, Gjylameti: Tregues i qartë i hapjes konsistente të palës tonë për dialog dhe për të zgjidhur çdo problematikë

25 Shtator 2019, 16:00Politika TEMA

Tryeza e thirrur nga OSBE me pjesëmarrjen e mazhorancës, përfaqësuesve opozitarë dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare është përshëndetur edhe nga deputetja socialiste Blerina Gjylameti, njëherësh anëtare e Komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Gjylameti thekson se ky komisionin shënoi sot një hap të ri në zhvillimin e agjendës së tij dhe tregues i qartë se PS është e hapur për dialog dhe konkretizimin e një plani për të zgjidhur çdo problematikë.

“Komisioni i për Reformën Zgjedhore shënoi sot një hap të ri në zhvillimin e agjendës së tij. Tryeza e thirrur nga OSBE me pjesëmarrjen e mazhorancës, përfaqësuesve opozitarë dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare tregoi qartë hapjen konsistente të palës tonë për dialog dhe konkretizimin e një plani për të zgjidhur çdo problematikë.

E rëndësishme është hapja #dialogut si element bazë i funksionalitetit demokratik dhe respektimi i raporteve politike duke ndjekur konsulencën ndërkombëtare për një ndërveprim pa kushte, që do të ndihmojmë zhvillimin e procesit”, shkruan deputetja socialiste Blerina Gjylameti.

1 komente në “Tryeza e Reformës Zgjedhore, Gjylameti: Tregues i qartë i hapjes konsistente të palës tonë për dialog dhe për të zgjidhur çdo problematikë”

  1. Al says:

    Ouuu po beka heroizma kjo e doktorumja…..ju skeni asnje interes per ne Europe…te gjitha palet….se sot beni cju do kokkrra…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje