Ka kohë që flitet për një krisje brenda opozitës, pasi dy liderët kryesorë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ndajnë mendime të ndryshme për disa çështje.
Edhe pse në daljet e sforcuara publike flitet vazhdimisht për “opozita e bashkuar”, “vendimi unanim i opozitës”, “qëndrimi i opozitës së bashkuar”, analiza e fakteve na çon në një tjetër konkluzion; opozita nuk është e bashkuar, madje është thellësisht e ndarë për shtyllat kryesore ku mbështetet aksioni opozitar.
Çështja thelbësore që ndan në dysh opozitën dhe që rrëzon të gjithë kauzën Basha-Kryemadhi është qëndrimi ndaj kryeministrit Edi Rama.
Lulzim Basha në daljet e tij publike zotohet në vendosmërinë e tij për “qeveri teknike pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme”, por kjo tezë esencialë nuk mbështetet nga Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI, deklaroi sot në një dalje publike për mediat “se nuk ka qenë kurrë kusht i LSI largimi i Ramës si kryeministër”.
Në fakt, opozita komentoi sot e ndarë vendimin e Bundestagut gjerman për të votuar pro negociatave me Shqipërinë pasi të plotësohen 9 kushte.
Në rastin e një opozite të bashkuar, qëndrimi do të ishte i unifikuar, por sot dy liderët e opozitës dolën në konferenca të ndara për mediat, njëri pas tjetrit, duke konfirmuar kështu krisjen brenda kampit opozitar.
Një tjetër moment që konfirmon krisjen brenda opozitës ishte edhe largimi i Ivi Kasos nga tryeza e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore.
Monika Kryemadhi u habit kur u njoh me lajmin pasi u pyet nga gazetarët. Kryetarja e LSI u shpreh se vendimi i marrë gjatë takimit me aleatët ishte ndjekja e tryezës së parë deri në fund.
Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me një veprim personal të Kasos, për të mos thënë se PD nuk i merr parasysh vendimet e marra në grup.
Këto janë vetëm disa fakte që konfirmojne se opozita e bashkuar nuk është vërtetë e bashkuar. LSI duket se po luan me dy porta, nga njëra anë bashkëpunon me PD në aksionin ndaj Ramës, por nga ana tjetër thotë se është kundër largimit të kryeministrit.
Tetori është muaj vendimtar. Në tryezë është fati negociatave, dekreti i Metës për zgjedhjet, por edhe fati i koalicionit Kryemadhi-Basha. (shqip)
Tre faktet e shtruara
të ofrojnë një qasje
që Luli dhe Mona
s’kanë krisje, po plasje.
.
E nisën bojkotin
ashtu si një Lojë
tani bythën shohin
cili të shpëtojë.
.
Si do u vejë halli
do shohim më tutje
por, nga kërcënimet
kaluan në lutje.
.
Deshën që ta hiqnin
pa mbaru mandatin
dhe, siç shkuan punët
i rruan Të Gjatin.
…
Flitet se strateg’ja ndërkombëtare e leshitdhise Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla po hartojnë një platformë për daljen nga kriza të leshitlikes dhe Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë.
Mona me siguri paska mar ndonje premtim nga Rama se nuk do meret me te dhe Meten. Keto jane felliqesirat e kombit si majtas djathtas, per interesa teper personale kto shesin dhe te jemen. Te jeni te bindur si ti Mona, Meta , Basha dhe Rama, populli masiv nuk jua fal, sepse prej ketyre mareveshjeve te habiteshme per popullin, ku keni share me liber shpie njeri tjetrin, arrini per interesat e “atdheut” ju shisni karakterin dhe moralin qe vetem kete se kini pasur ndonjehere. Te zhgenjyer ne, sovrani do ti bojkotoje te gjitha zgjedhjet, pasi motivi moral i atij qe duhet te fitoje, te na drejtoje ne. Jeni komponente ku ju bashkon grykesia pa fund per tu pasuruar.