Rrëfimi shokues i Lineker: Ja si m’i lidhën me ngjitës “hallatet” në televizion

25 Shtator 2019, 10:46Sport TEMA

Gary Lineker zbuloi një moment frikësues dhe një tjetër pikant nga karriera e tij si futbollist dhe analist në televizion.

Ai tha se frikësohej vetvetiu, duke menduar se mund të kishte SIDA, kur një rast i padiagnostikuar hepatiti e bëri atë të ndihej i mefshtë gjatë gjithë “Euro 88” në Gjermani, si pjesë e kombëtares së Anglisë.

Ish-futbollisti u prek nga hepatiti, kur luajti me Barcelonën, dhe kishte frikë se mos ishte prekur nga sëmundja e rrezikshme për jetën.

Po ashtu, Gary Lineker dhuroi spektakël, kur Leicester City fitoi për herë të parë në histori titullin e Premier League. Tashmë në rolin e analistit, ish-futbollisti i njohur anglez u shfaq në studion televizive vetëm me të mbathura.

Ky ishte një premtim i dhënë publikisht prej tij, të cilin e mbajti, në rast se “Dhelprat” do ta fitonin kampionatin. 58-vjeçari zbulon një prapaskenë në lidhje me këtë moment pikant.

Televizioni ku komentonte, BBC, vendosi t’ia “kopsiste” me një shirit ngjitës organet gjenitale, poshtë bokserave, që t’i mbante ato nën kontroll dhe të mos dilnin “offside”.

Drejtuesit e televizionit, duke njohur shkujdesjen e Lineker në transmetim, kishin frikë se mos i hapte këmbët më shumë se duhej, në kushtet kur ishte në studio me pantollona të shkurtëra (boksera) dhe shkelnin rregullat etike në raport me teleshikuesit.

Për t’i dalë të keqes përpara, ata vendosën t’i mbanin të lidhura “hallatet” e Lineker. “Megjithëse bokserat ishin mjaft të gjata, njerëzit e garderobës në televizion m’i mbështollën ato me një shirit ngjitës, për t’i mbajtur të gjitha bashkë, që të shmangej çdo ekspozim i padëshiruar”, – kujton Lineker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje