Një tjetër mister i shtohet vdekjes së boksierit Boris Stanchov në Shkodër. Bullgari, që në Shqipëri doli në ring me emrin e një boksieri tjetër sepse nuk kishte licensë, sipas deklaratave të një shoku ekipi para ndeshjes kishte marrë një ampulë me një substancë të panjohur.
Është boksieri Ruslan Nikolov që ka deklaruar këtë zhvillim që mund të jetë i rëndësishëm për të kuptuar të vërtetën e vdekjes së Stanchov.
“Trajneri i dha një tip ampule për t’i dhënë më shumë agresivitet në ring, por ai nuk donte ta pinte. Por gjithsesi e hodhi përbërësin e ampulës në një gotë uji dhe e piu gjysmën”, deklaroi Nikolov.
Sipas tij, shkëmbimin e kartave të identitetit me Isus Velichov, viktima e bëri se nuk kishte vetë një licencë. Nikolov po merret tashmë në pyetje nga forcat e policisë bullgare.