FOTOT: Brenda festës së çmendur të beqarisë së modeles

26 Shtator 2019, 14:54Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda festës së çmendur të beqarisë së

Ajo do të martohet me partnerin e saj muzikant, Justin Bieber, për të dytën herë në një ceremoni intime në kishë këtë fundjavë në Karolinën e Jugut.

Por Hailey Bieber që tani na ka dhënë një ide sesi do të duket e veshur nuse me të bardha, pasi organizoi një festë beqarie me shoqet në Kalifornia, të mërkurën në mbrëmje.

Modelja 22-vjeçare, shoqërohej nga mikeshat e saj të ngushta ndër të cilat Kendall Jenner, gjatë darkës në Ysabel dhe më pas në klubin e natës Delilah.

Hailey kishte veshur një fustan pas trupit të bardhë, ndërsa ajo që e bënte më nusërore paraqitjen e saj ishte velloja e bardhë në flokë.

Ndërkohë Kendall dukej sikur kishte ardhur direkt nga pasarela pasi shihej e veshur me një fustan mëndafshi ngjyrë blu, super të shkurtër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje