Reforma zgjedhore, jo për negociatat, por për ti kthyer shpresën shqiptarëve

26 Shtator 2019, 17:42Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Reforma zgjedhore është kushti i pestë dhe më “delikati” i Gjermanisë për hapjen e negociatave.

Së pari, dua të them se kushtet gjermane nuk duhen parë si barriera, por si detyrime që na imponohen për të përmirësuar standardet shtet-formuese dhe demokratike në Shqipëri, e pastaj si mekanizma që na hapin rrugën për hapa të rinj drejt BE-së. Për këtë arsye jam i prirur ti shikoj si shumë pozitive.

Por pikërisht Reforma zgjedhore mund të jetë gozhda ku sharra mund të ngecë. PD bëri disa propozime shumë të mira, që nëse shtjellohen e zbatohen seriozisht mund të çojnë në reformimin e thellë të sistemit zgjedhor dhe politik, përfshi edhe funksionimin e vetë partive.

Por PD ka kushtëzuar angazhimin e saj me zhbërjen e komisionit parlamentar, duke sygjeruar një “strukturë” nën drejtim ndërkombëtar. Rama, mendoj me të drejtë, e ka refuzuar këtë. A duhet tua lëmë të huajve të na bëjnë reformën zgjedhore? Nuk mendoj se është nevoja.

Idetë e hedhura nga PD, por edhe të tjera që mund të prodhohet ndërkohë, duhet ti nënshtrohen një diskutimi të gjerë publik, pasi reforma zgjedhore nuk duhet të jetë produkt i ndonjë marrëveshjeje kulisash. Nuk shikoj që këtë mision nuk mund ta përmbushë një komision parlamentar.

Nëse PD do ta refuzojë forcërisht komisionin, nuk është cudi që reforma të mbetet në duart e opozitës së “re”, ku pjesa dërruese janë ca karagjozë e injorantë.

Pas reformës në drejtësi, reforma zgjodhore është më e rëndësishmja, ndaj ajo nuk duhet parë thjeshtë si retushim ligjesh, por të shikohet si themeli i ngrehinës së demokracisë për sot dhe të ardhmen.

Ndaj meriton të gjithë seriozitein e çdokujt. Para se të bëhet për të plotësuar kushtet e negociatave, ajo duhet të bëhet për të kthyer besimin e shqiptarëve tek demokracia dhe tek vota e tyre.

1 komente në “Reforma zgjedhore, jo për negociatat, por për ti kthyer shpresën shqiptarëve”

  1. Bureto says:

    Dhe Kikia thotë: “PD bëri disa propozime shumë të mira (së paku të thoshte të mira) që nëse shtjellohen e zbatohen seriozisht mund të çojnë…Ku, ku së paku në deklaratën e Ivi Kasos, përfaqësuesit të PD në tryezën e organizuar nga OSBE, nuk e pamë një gjë të tillë? Përkundrazi pamë si gjithmonë prej tyre një kërkesë që kishte çdo gjë, por vetëm propozime për Reformë Zgjedhore jo. Dhe e dini pse? Sepse ajo vërtet nuk e do një të tillë, por do vetëm të rikthehet si faktor në sistem, por ama edhe me kushtet të diktuara prej saj!!…. ‘Këngë e re, avaz i vjetër’, i thonë kësaj. Gjithsesi shpresoj dhe besoj që kjo të jetë prova e fundit për të kuptuar se cili ka qenë dhe vazhdon të jetë lidershipi i PD, “udhëheqësia” siç u shpreh literalisht Ambasada Amerikane, me emër dhe mbiemër për Lulzim Bashën, kur ai çoi sa për sy e faqe në atë tryezë Ivi Kason. Të thuash se nuk mjaftuakan 8 vjet qysh nga koha (vrasjet në Janar 2011 në bulevard) kur dëgjuam nga ambasadori Arvizu cilësorët “yll në ngjitje” për të riun dhe “burrë shteti” për të vjetrin e PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje