Probleme me pasurinë, vetting-u shkarkon gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda

27 Shtator 2019, 10:04Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren Dhurata Haveri. Haveri ishte gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Vendimi për largimin e saj nga detyra është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu.

Gjatë verifikimit, Haveri rezultoi me probleme me pasurinë, duke mos justifikuar disa shuma parash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje