Pse u kthyen Basha e Berisha në strofullat e tyre të shfryrë e të trembur?

27 Shtator 2019, 09:39Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kthesa politike në Shqipëri ka qenë domosdoshmëri.

Çfarë është kthesa politike?

Kthesat politike të një shoqërie janë ose ndërrimi i sistemit politik, ose ndryshimi i rregullave të cilat formojnë kontrollin ligjor mbi abuzimin me pushtetin.

Në Shqipëri po ndodh kjo e dyta: ndryshimi i rregullave të kontrollit individual për abuzimin me pushtetin.

Në çastet e kthesave të mëdha në aspektin politik, për vendosjen e drejtësisë kundrejt abuzimit me pushtetin, të gjithë të korruptuarit kanë frikë, dhe askush nuk mendon më për t’i shërbyer vendit.

Shpesh, kur këta humbasin shpresat, duan të destabilizojnë shoqërinë me përkrahësit e tyre. Pikërisht këtë kanë bërë gjashtë muajt e parë të këtij viti në Shqipëri Berisha me taborin e tij. Tension për kryengritje.

Të gjithë të korruptuarit aty e kishin shpresën: të shkatërronin Shqipërinë që të vijonin mbretërimin e tyre primitiv në Shqipërinë që kanë vjedhur…

Por iu tregoi vendin kërcënimi amerikan; “do t’iu shpallim lëvizje e dhunshme në një vend të Natos”, iu thanë me zë të lartë. Menjëherë, Basha e Berisha u kthyen në strofullat e tyre të shfryrë e të trembur. Kaq mjaftoi.

Po Rama?

Asgjë. Ai është duke pritur fatin e tij të kontrollit hetimor. Kurse Basha vjen vërdallë kot. Nuk di çfarë bën.

Por, të dyja palet e politikës shqiptare, janë ndërkohë edhe nën kërcënimin gjerman nga kancelarja Angela Merkel.

Kjo grua e madhe, para disa ditësh, i hapi negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian me shtatë kushte tmerruese për korrupsionin e lartë shtetëror.

E dini pse? Sepse kushtet BE i kontrollon vetë. Dhe, prandaj, kjo i ka stepur të gjithë.

Janë trembur të gjithë. Kurse, Gent Ibrahimi, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duhet të Ketë mendjen: me Uashingtonin dhe me Berlinin nuk luan dot. Ibrahim, kij mendjen!

7 komente në “Pse u kthyen Basha e Berisha në strofullat e tyre të shfryrë e të trembur?”

  1. Ne vitet 60 ka qene nje film ne rolet kryesore ishte nje aktor me emrin Ibarhim, ushar i bindur i perandorit, kur duhej te kryente nje detyre te caktuar perandori i thoshte: “IBRAHIM KRYEJ DETYREN” dhe ibrahimi e conte deri ne fund pa fjale, por me veper.

  2. Shoku i Toles says:

    Taku je me i sakti dhe me i shikushmi me sharm ne mediat shqiptare.Ne na kujton rinine tende.E meriton pa diskutim postin e PRESIDENTIT SHQIPTAR.Por ke nje te mete…Nuk je i Bukur dhe orator sa Bujar Nishani dhe Ilir Meta.

  3. X says:

    Ibrahim! _ urdhero pasha!
    Te hengsha tullen! _ hejvalla

  4. Lefteri says:

    Ajo gruaja e madhe qe hapi negociatat para disa ditesh ,nuk i hapi per ty e rrumpallen qe ka zaptuar kete vend por per meriten qe ka Edi Rama o Tak tak ……….llak!Ndaj ju qenelehesit e ketij vendi beni mire ta mbyllni gojen e te shikoni se sa pune te medha po bene ky person ,ku as Enveri nuk beri dot kete politike e zhvillim qe po bene ky mendje haapur e mendjendritur!Ju pame per mese 28 vite o Tak e nuk eshte nevoja qe me perallat e tua te na mbushesh mendjen !Nuk na thua si del ndeshja me Turqine ,ta kane thene Amerikanet apo jo?

  5. Bureto says:

    Spartak, nga që u plake dhe të duhet të impenjohesh çdo ditë për të thënë të njëjtat gjëra, bën dhe lapsuse, duke ngatërruar funksionet e titullarëve të drejtësisë së re. Gent Ibrahimi është kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe jo KED, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që kanë funksione krejt ndryshe nga njëri-tjetri. I pari formaton SPAK dhe listën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm etj, ndërsa i dyti harton listën për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese etj. Nuk është se ti nuk i di këto, as që e mendoj, por problemi është se nga këto gabime ngatërrohen ata që nuk i dinë.
    Gjithashtu, nuk është e hijshme apo etike, nga një anglosaksion siç zotrote mbahesh, dhe mënyra se si i drejtohesh kryetarit të KLP, me atributin e një autoriteri superior nga ana jote kur i drejtohesh atij: Ibrahim, ki mendjen!!???…

  6. beni says:

    Ky tarallaku nuk di nga te veje,ndjehet si demokrat e ndjehet shkerdhokraat,veçse bytha i ngeli pa ja dhen amerikanëve!
    Serb qe don amerikanet eshte tak kici Ngjela!

  7. edi says:

    Taku, e pive kafen?
    O Mero prape e nxjerr kete djalin e nje prej 200 petritave?!
    “Avokati i madh” , “Disidenti”, “analisti” ose anal-isti,
    ai e ka tall free number me shtepine e bardhe…
    sa kohe shoqiria shiptare te dominohet ne opinion nga njerez te paskrupull,pa konsistence te shitshemm si Ngjela …mos prisni asgje te mire….c’do gje e mire e u reklamojne eshte thjesht propagande…Taku eshte nje arme e Edi rames(permendja e Rames eshte per t’u dukur i paanshem…shiko diferencen ne trajtim midis hajdutit Rama dhe hajdutit Luli…kjo ben diference votash dhe Ngjala kete ka detyre).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    ラブドール 上半身 ダッチワイフはどれくらい耐えますか、そしてそれを守るための最も理想的なアプローチは何ですか?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje