Raporti i Venecias, reagon Vasili i LSI: Ka vetëm një gjykatë për zgjedhjet, OSBE/ODIHR. Faqen e zezë të 30 qershorit s’ka Venecia e zhake që e lan

27 Shtator 2019, 20:22Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, që iu dorëzua mbrëmjen e sotme Presidencës dhe Parlamentit.

Ndërsa ndalet tek 30 qershori, në facebook, Vasili shkruan se zgjedhjet mund t’i gjykojë vetëm OSBE/ODIHR, ndërsa shton se “faqen e zezë të 30 qershorit, nuk ka Venecia që e zbardh”.

“Ka vetëm një gjykatë për zgjedhjet, që është OSBE/ODIHR! Faqen e zezë të 30 qershorit monist nuk ka Venecia dhe zhake që e lanë”, shkruan Vasili.

Në një nga përfundimet e raportit të Venecias shkruhej: Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të parandalojë që të bëhen zgjedhje të rregullta.

Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.

2 komente në “Raporti i Venecias, reagon Vasili i LSI: Ka vetëm një gjykatë për zgjedhjet, OSBE/ODIHR. Faqen e zezë të 30 qershorit s’ka Venecia e zhake që e lan”

  1. Monitor says:

    Me fal Vasili pa vize me USA, por opinion I i Venecias ka te beje me shkeljen ose jo te Kushtetutes nga Presidenti! Kete e dine edhe qytetaret e thjeshte ” shkolle pak e kokpalar”!
    Mos beje sikur s’kupton or “shkolle shume”. Mjafte e bere rolin e te perdorurit. Po shperdorohesh barbarishte!

  2. Juristi says:

    Keto jane te pa fytyre.Likja,Titi,Mona, Luli,Sala e soj e sorollopi tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje