A do ta mbajë fjalën Ilir Meta: Të thotë Komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë…

27 Shtator 2019, 19:12Politika TEMA

Ndërkohë që Komisioni i Venecias po përgatiste opinionin e tij pas vizitës në Shqipëri, presidenti Ilir Meta deklaroi publikisht se ai do të jepte dorëheqjen, nëse Venecia thoshte se ai ka shkelur Kushtetutën.

Ja deklarata e plotë e Metës:

“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua.

Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka çdekretuar”. Unë kam bërë një punë normale, kam çdekretuar dekretin që kam nxjerrë vetë. Ky është një dekret ekskluziv i Presidentit.

Ti kujton se po rri unë në punë. Unë e ndjej veten se jam në mision. Siç e kanë shkelur 100 herë ata kushtetutën, unë jam i bindur se e kam respektuar Kushtetutën.

Gjithë këto PPP që po kalojnë do të marrin ndonjë gjë edhe ata për sa kohë heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në politikë dhe të përfaqësoj njerëzit që besojnë tek unë.

Nëse shikoj që Komisioni i Venecias lobohet, do të iki përsëri. Unë kam shprehur respekt për Komisionit të Venecias. Unë i qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara. Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës të parit”, tha Meta

Tani mbetet të shikojmë a do ta mbajë fjalën.(TemA)

4 komente në “A do ta mbajë fjalën Ilir Meta: Të thotë Komisioni i Venecias që presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë…”

  1. Petrit Vasili says:

    Iliri eshte burre qe mban fjalen dhe jo si ju, padyshim do japi doreheqjen e menjhereshme.

  2. Jaku says:

    Like Muta eshte bythpordhe.E cfare prisni prej tij?Duhet arrestuar dhe marre me shpulla dhe shqelma bytheve ne prani te televizioneve ta shikoje gjithe populli halabakun e mutit si do ngerdheshet e do pshurret.

  3. Mere says:

    Ka disa rruge per te penotruar akoma sic ka bere 29 vjet.
    Te mbaje fjalen qe te beje doreheqje per dy qellime
    – te shpetoje nga gjykata kushtetuse dhe te denohet penalisht
    -te shpetoje nga komisioni hetimor dhe te vazhdoje me politiken duke mare ne dore fatet e partise qe e ka prone familiare
    Por
    duke bere dorheqje rite rezikun per tu hetuar dhe ndjekur penalisht nga organet e reja ( spak e.bkt) se do jet pa imunitet
    Keshtu qe : do prese sa te gjykohet nga gjykata kushtetuse se do shume kohe akoma te funksionoje dhe sic i thone shprehjes ” c’ fare sjelle ora nuk sjelle behari” do beje te pamunduren se nuk ka tjeter.c’ fare te humbas dhe n.q.se dele i lare do vazhdoje sic e ka zakon se” ujku qimen e nderon.po zakonin nuk e haron” Dhe ne te kunderte n.q.se dele se ka shkele kushtetuten , gjoja do dal malin per alpinizem e do ja shkrep ne ndonje vend per te kerkuar azil politik e te shpetoje te gjitha njehere e mire e nje dite mund te rehabilitohet si shpetimtari i vendit, si presidenti me i mire , si politikani me me shume detyra e suksese qe eshte bere miliardere

  4. Jimi says:

    Gjeja me me mend qe mund te bej, se sa ta shporrin me hu kete bandit , te cilin padrejtesisht e emeruan ne kete post kaq te rendesishem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje