Berlini zyrtar i bën apel vendeve skeptike, Francës dhe Holandës t’i bashkohen vendimit të Gjermanisë dhe të mbeshtetin hapjen e negociatave per dy vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri i punëve të Jashtme të Gjermanise Heiko Maas nëpërmjet një deklarate zyrtare thekson rëndësinë që ka dhenia e dritës jeshile për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Deklarata:
MINISTRIA E JASHTME E GJERMANISE
Kam besim se qasja e kushtëzuar e propozuar nga Bundestag-u gjerman mund të bindë edhe të tjerët në BE të vendosin të fillojnë negociatat e pranimit.
Miratimi i Bundestagut gjerman për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm. Vendimi nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në .
Në të njëjtën kohë, është e qartë se reformat do të shpërblehen. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre të reformës në mënyrë që të ecin përpara në rrugën drejt BE-së .
Franca dhe Holanda nuk i kanë bërë ende publike qëndrimet e tyre, por vendosja e kushteve nga Gjermania mund të shërbejë si një garanci per t’i bindur ato.
Wenn Deutschland “Ja” sagt, dann ziehen alle andere Länder mit.
Dankeschön Frau Merkel. Albanisches Volk wird dir immer dankbar sein.