Gazmend Oketa, apel Lulzim Bashës: Rikthe figurat e larguara në PD, të bashkohemi që të bëjmë të mundur rotacionin politik

27 Shtator 2019, 10:31Politika TEMA

Ish-zv/kryeministri Gazmend Oketa i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike të bashkohen në mënyrë që të bëjnë të mundur rotacionin politik.

Duke folur për ABC News, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është i bindur që një bashkim i kontributeve të opozitës, intelektualëve dhe qytetarëve do të bëjnë të mundur që demokratët të vijnë sërish në pushtet.

Gazmend Oketa vendosi të thyejë vendimin e tij dhe u kthye një vit më parë në shtëpinë e tij të parë politike. Ish-zv/kryeministri, aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i bën thirrje të gjithë ish-funksionarëve të lartë demokratë të rikthehen për ta bërë sërish fituese forcën e tyre politike.

Partinë Demokratike e këshillon të aktivizojë funksionarët e saj të lartë për të negociuar me ish-funksionarët e saj, duke e parë si jofunksionale ftesat mediatike. Ftesën e ka edhe për ish-kryetarin e forcës së tij politike, Bamir Topi aktualisht kryetarin e Frymës së Re Demokratike.

Zgjidhjen e krizës politike e sheh vetëm te dialogu, ndërkohë që ka bindjen se e bashkuar opozita është fituese përballë një qeverie të tillë.

Opozita e bashkuar është në fazën finale të përgatitjes së një platforme për daljen nga kriza ku demokratët do të japin alternativën e tyre qeverisëse përballë shqiptarëve.

5 komente në “Gazmend Oketa, apel Lulzim Bashës: Rikthe figurat e larguara në PD, të bashkohemi që të bëjmë të mundur rotacionin politik”

  1. Une,Lubonja says:

    Oketa? Sa jane ne PD si ai dhe lulja?

  2. Iliria says:

    O Gazo, nje pjese e Durresit ka pasur rrespekt per ty dikur. Po tashti ti je bo si ajo ish goca nershme qe e mer nje makine me ngjyre te ndryshme ç’do dite te shpia dhe bi nji tjeter. He te marun leket aaa! Dhe tashti koha e lepirjes.

  3. Ben says:

    Ufff.Xhaketat e vjetra te kthyme mbrapsh duan pushtet.

  4. Arbeni says:

    Ky është një burrë pa shtyllë kurrizore dhe i lëvizshëm në karakter.

  5. Patrioti says:

    Burre kurve me Lulin do ta besh rotacionin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje