BE-Shqipëri, një grek në krye të Komitetit të Stabilizim-Asocimit

27 Shtator 2019, 09:04Politika TEMA

Manolis Kefalogiannis, eurodeputeti grek i Demokracisë së Re është zgjedhur në krye të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Kefalogiannis është zgjedhur në mënyrë unanime, duke zëvendësuar rumunen Monica Macovei.

Në reagimin e parë pas marrjes së detyrës, Manolis Kefalogiannis e ka vendosur theksin te detyrat që Shqipëria duhet të realizojë kryesisht për të drejtat e pakicës greke, duke ndjekur të njëjtën linjë si Athina zyrtare.

“Është nder i madh për mua që të zgjidhem unanimisht si kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit Parlamentar BE-Shqipëri.

Një komision shumë i rëndësishëm që shqyrton rrugën e pranimit të Shqipërisë, një vend i Ballkanit Perëndimor që duhet të respektojë vlerat evropiane, sundimin e ligjit, marrëdhëniet e mira fqinjësore, ligjin ndërkombëtar, të drejtat e pakicave dhe natyrisht të drejtat e pakicës etnike greke”, ka thënë eurodeputeti.

Manolis Kefalogiannis ka qenë edhe anëtar i delegacionit të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Turqi.

Sa i përket Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri, ai është krijuar me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit është forumi i anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Parlamentit Europian, në të cilin diskutohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve politike dhe ekonomike BE–Shqipëri, me fokus të veçantë në zbatimin e MSA-së.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit, si rregull, miraton deklaratën dhe rekomandimet e përbashkëta, të cilat u dërgohen institucioneve shqiptare (Kuvendit dhe qeverisë shqiptare) dhe atyre të Bashkimit Europian (Parlamentit Europian, Këshillit të Ministrave dhe Komisionit Europian).

3 komente në “BE-Shqipëri, një grek në krye të Komitetit të Stabilizim-Asocimit”

  1. Neritan says:

    Po shko ore pirdhu bythzi jordanie!
    Pakicen etnike greke shih mos e gjen ne Athine po pati dhe aty!

  2. Kaonia says:

    Ku e gjetet kete mor amani ,i njejti avaz per minoritetet.

  3. Perfekt says:

    Me mire nje grek qe padyshim e gjejme gjuhen, se sa nje tip perendimori tjeter qe do na mbushte me kushte pa limit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje