Sulmi ndaj Rudina Hajdarit në Shkodër, Fatos Lubonja: Ende jemi një shoqëri klanore. S'kam ndonjë respekt të madh për Azem Hajdarin, ishte nga ata të ‘fortët’ në PD

26 Shtator 2019, 21:36Politika TEMA

Duke komentuar në studion e “Real Story” në News 24 rastin e “sulmit” të një të riu ndaj deputetes Rudina Hajdari në Shkodër që e quante “tradhtare”, analisti i njohur Fatos Lubonja thotë se Shqipëria nuk ka kapërcyer ende një shoqëri klanore.

Sipas tij, Azem Hajdari ishte nga të “fortët” në Partinë Demokratike dhe Shqipërisë i kanë ardhur problemet pikërisht nga këta njerëz.

“Nuk kemi kapërcyer ende një shoqëri klanore. Pastaj, nuk kam ndonjë respekt të madh për Azem Hajdarin. 

Azemi më shumë ishte nga ata të fortët e PD-së dhe problemin e madh që kemi ne është me të fortët pasi me këta qeverisin. 

Mendoj që aty ka filluar e keqja, me Azem Hajdarin dhe këta që e morën në dorë lëvizjen demokratike. 

Është një histori që nga të gjitha aspektet tregon një varfëri kulturore shumë të madhe”, theksoi ai.

4 komente në “Sulmi ndaj Rudina Hajdarit në Shkodër, Fatos Lubonja: Ende jemi një shoqëri klanore. S’kam ndonjë respekt të madh për Azem Hajdarin, ishte nga ata të ‘fortët’ në PD”

  1. Alo says:

    Po që ka të drejtë kësaj here ky!

  2. xhoxhi says:

    Nderi i Azemit është se u vra sepse po të ishte gjallë sot nuk do e zinte njeri me gojë.Një bagabont ishte edhe student edhe politikan..

  3. Edi says:

    E sakte jane 100% si ty

  4. Bambi says:

    Asnje koment per sulmin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje