Byroja e kuvendit vendosi t’i kërkojë Gramoz Ruçit të avancojë me projektin e ndërtimit te kompleksit të ri parlamentar.
Ai parashikohet të kushtojë mbi 11 miliardë lek të reja. A2 mësoi se firma me të cilën Kuvendi po negocion është e njëjta që Jozefina Topalli përzgjodhi fituese kur drejtonte ajo legjislativin.
Por projekti i ri është i ndryshëm. Godina e re e modernizuar do të ndërtohet mbi atë ekzistuese të kryesisë së kuvendit, ose ish-Komitetin Qendror:
“Zhvillimi i aktivitetit në dy godina, në atë te Sallës së Seancave Plenare dhe godinës ku ndodhen zyrat e Kuvendit, krijon vështirësi në zhvillimin e aktivitetit te përditshëm parlamentar si dhe kosto shtesë”.
Përveç negociatës me firmën arkitekturore projektuese, Kuvendi do duhet të bindë edhe Ministrinë e Financave për të dhënë dritën jeshile për 11 250 000 lekët që do të shpenzohen në 4 vjet për ndërtimin e godinës, raporton A2.
Nëse financat refuzojnë, Kuvendi ka gati planin B: Rikonstruksionin e godinave të vjetra.
Për vitin 2020, duke pasur parasysh protesta dhe trazirat e ndodhur gjatë vitit 2019, është vënë në dukje edhe nga Garda e Republikës se mungojnë masat e sigurisë, si rrjeta metalike dhe xhama të blinduar:
“Kërkohet të vendosen dritare me xham të blinduar, 186copë dhe grila metalike 256 copë në vlerë totale, 57,1 milionë lekë. Furnizim, vendosje dyer të blinduara 47 copë, me vlerë 22,9 milionë lekë”
Pjesë e planit B të shpenzimeve deri në vitin 2022 është dhe rikonstruksioni i sallës së seancave plenare, me një vlerë 161 milionë lekë, ndonëse ishte rikonstruktuar në vitin 2010 nga Jozefina Topalli.
Shpejt Lulush,cakto grupet penguese,cfare pret??? ?
NeseEnveri investonte per mbrojtjen e venditnga armiqte e jashtem,dhjemokratet investojne te mbrohemi nga armite e brendshem
Nuk e di pse u vonuat kaq shume o te nderuar, se ketu u be deti kos me PPP-ra. Ne fund te fundit ju takon qe te keni nje kompleks parlamentar luksoz dhe te sigurt. Ne nuk jemi varfanjake si britaniket, qe te vjen keq te shohesh deputetet e tyre te ulur ashtu ngjitur me njeri tjetrin ne stolat e gjate te parlamentit, pa tavolina, duke mbajtur shenime mbi gjunj. Nuk jemi as koprace si holandezet, qe sallen e parlamentit e kane bere te thate fare, pa asnje lloj arredimi, dhe kane vendosur aty tavolinat me te lira te mundshme qe kane gjetur ne treg. Pastaj ju e meritoni gjithsesi te shperbleheni me luks, sepse e keni bere kete vend fanar ndricues, si dhe te mbroheni nga rreziqet, sepse mezi ju kemi.
Keq per par parlamentin tuaj modern. Na rritni pensionet se nuk na duhen kolltuqet e deputeteve. Nje shtet qe nuk mendon per qytetaret e vet kurre nuk mund te beje perpara. Parlamenti para 6 vjetesh u rikonstruktua per bukuri nga Jozefina. Me PPP rrisni pensionet tona se s’kemi buke te hame, boll me llafe boshe!
Lereni kuvendin po meruni me jeten e qytetarve, shkolla, spitale, rruge, uji e drita. Shikoni te ulni numrin ne 100 deputete e Jo te shtoni koston e tyre. Perse duhen xhama te blinduar etj, kush pjerdh per ata budallenj. Kjo kerkese eshte krim financiar dhe turp njekohesisht.
“Zengjinet e rinj” e pelqejne shume lluksin, ne fillim brenda shtepise se tyre,
por shume shpejt edhe ne vendin e punes. Sidomos kur parate i paguan populli..
Perse te mos tallin b….n me parat e popullit me te varfer te europes.
Moj para me hengesh mune qe bere zengjin harbune.
Shkurtoni kuvendin nga 140 deputete beheni me 51 cope deputete, se as dreqit nuk i duhen deputetet tane. Ky shkurtim do te sjelle shume te mira per popullin, do ulen shpenzimet per paga, dieta, karburant, telefona, qira shtepie qe gjithe deputetet e rretheve kane marre shtepi me qira ne tirane qe paguhen nga taksapaguesit e varfer. nje qira banese e deputetit minimalisht paguhet 100,000 leke ne muaj ( kuptohet leke te reja)