Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me deputetin e CDU, njëherësh Koordinator për Bashkëpunimin Trans-atlantik, Peter Bayer.
Në fokus të këtij takimi ka qenë pikërisht fillimi i bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Me deputetin e CDU Peter Bayer dje patëm mundësi të bashkëndajmë vlerësimin se fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë është një mesazh i rëndësishëm për popullin shqiptar, qartësisht pro-europian, por gjithashtu edhe një mesazh gjeo-strategjik.
Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian, por padyshim qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut kanë ende shumë rrugë për të bërë.
Implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi në Shqipëri është një garanci për rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” shprehet kreu i grupit socialist Balla.
Peter Bayer është Koordinator për Bashkëpunimin Trans-atlantik, duke patur në fokus marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA.
Ju po e sabotoni Reformen ne drejtesi. Ku eshte SPAK dhe BKH? Duhej te ishin krijuar ne Qershor. Pastaj u shtyne per ne Shtator. Shtatori iku tani dhe rezultati eshte luga bosh vetem supe me lajme gazetash. Genti Ibrahimi duhet te jete i implikuar. Kryetari i kuvendit duhet te prononciohet per keto mashtrime qe i bejne popullit shqiptar. Turp!!! Politika e sabotoi per 4 vjet reformen ne drejtesi. Tani edhe drejtesia vete do ta shtyje edhe nja 4 vite te tjera ne kompromis te ndyre me politiken.