Gazetari Artan Hoxha në studion e Report TV, në një koment dhe analizë mbi operacionin “Kuito”, tha se pas 137 kilogramve kokainë që u kapën në 4 kontenierë me banane në portn e Durrësit fshihet një grup i strukturuar kriminal që vepron në Shqipëri prej 2 dekadash dhe ka lidhje të forta politike nga të gjitha palët, pa u goditur asnjëherë nga policia.
Gazetari investigativ i Report TV, tha se tashmë hetimet duhen përqëndruar në gjetjen e provave për të shkuar tek kreu i grupit, ndërsa tha se personi i identifikuar dhe i shpallur në kërkim, Gentian Malindi, është vetëm mbulim, pasi ‘peshqit e mëdhenj’ – tha ai – asnjëherë nuk dalin në lojë.
I ftuar në studion e Repot TV, Artan Hoxha tha se biznesi i peshkut që ka Malindi, është vetëm kamuflim, pasi qarkullimi financiar që sjell kjo sasi droge e kapur, tregon për potencialin që kanë grupet e organizuar shqiptar.
Hoxha tha se Gentian Malindi është me origjinë nga Skrapari dhe jeton në Durrës, nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.
“Është rënë në gjurmët e një grupi shumë të madh, me një karrierë të gjatë në këtë fushë. Janë personazhe shumë të njohur, të fuqishëm në Durrës.
Prandaj ata kanë pasur në dorë Portin. Ai të blen drejtorin e Portit, drejtorin e Policisë. Jemi në gjurmët e një grupi me karrierë shumë të gjatë në trafikun e drogës, me lidhje shumë të forta, një grup që nuk është goditur asnjëherë.
Uroj që prokuroria të ketë faktuar lidhjet e këtij grupi me krerët, në mënyrë që të shkohet tek koka. Mendoni që Malindi do ta bënte vetëm 20 milionë euro? Me një anije peshkimi do trafikonte 20 milionë euro? Duke pasur parasysh njohjet, gjurmët e kësaj ngarkese të çojnë tek një grup shumë i njohur në Shqipëri që asnjëherë nuk është goditur”, tha ai.
Artan Hoxha tha se tashmë është fakt që Shqipëria është një nga degëzimet e rrugëve ndërkombëtare që çojnë kokainë në vendet e Bashkrimi Evropian.
“Ne nuk jemi më ‘spaçatorët’ e vegjël, po mundohemi të gjejmë vendin tonë në tregun global. Shqipëria është kthyer në bazë operacionale të trafikut, dhe po kthehet në një degëzim të narko-trafikut që furnizon Bashkimin Evropian”, tha gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha.
Sipas tij, hetimet duhet të fokusohen edhe tek sasia e kokainës që u kap në portin e Pireut në Greqi në kontenierët e tjerë të nisur nga Ekuadori që nuk kishin destinacion final Shqipërinë.
“Duke pasur parasysh njohjet, gjurmët e kësaj ngarkese të çojnë tek një grup shumë i njohur në Shqipëri që asnjëherë nuk është goditur. Vërtetë kapëm 137 kile, por nuk dimë sa pjesë e drogës që u kap në Pire do të tërhiqej në këto degëzime nga Shqipëria”, tha Hoxha.
Artan Hoxha ngriti pyetje si u lirua Gentian Malindi pasi u kap me 500 kg kanabis?
“Gentian Malindi u arrestua në vitin 2013, ai ka qenë i skeduar. Si doli nga Gjykata? Si e ka liruar gjykata këtë person?
500 kilogramë kanabis që ju kap atij, nuk është sasi e vogël. Dhe ndodhi në vitin 2013. Mesa duket ndërhyrja e DEA-s për të ndërprerë këtë linjë të trafikut të drogës… por nuk e dinë a do të ndërpriten operacionet e tjera të krimit të organizuar që përdor si bazë
Kapja e 613 kilogramëve kokainë në Maminas ishte sinjal që Porti i Durrësit ishte në monitorim. Rasti i fundit dëshmon që porti i Durrësit vijon të jetë bazë e krimit.
A mund të jetë mbulim biznesi i peshkimit? Në rastin e Arbër Cekajt rezultoi që kompania e bananeve ishte mbulim. Në këtë rast nuk dimë as të kujt ishin kontenierët.
Magazinimi i kontenierit mund të jetë tjetër gjë, nuk është e thënë që ai që ka porositur bananet ka porositur edhe kokainën”, shprehet Artan Hoxha.
Në krye është një biznes që i kalo përmasat dhe kapacitetet e tyre. Nuk është Gentian Malindi. Ata kanë më shumë se dy dekada në këtë rrjet, i kanë ndërruar qeveritë me radhë.
Uroj të provohet përfshirja e tyre në këtë ngarkesë. Në rastin e Arbër Çekajt nuk u provua dot. Mbetëm tek Arbër Çekaj, nuk u provua kush ishte pas tij”, tha Artan Hoxha.
Vlera e kapur prej 137 kg kokainë shkon në 20 milionë euro, por Artan Hoxha sqaroi se kjo sasi për tu hedhur në treg përpunohet dhe arrin në 400 kilogramë, që kap vlerën 40 milionë euro.
Artan Hoxha tha se mbetet gjithashtu për tu parë nëse kjo sasi kaq e madhe droge do të magazinohej dhe përpunohej në laboratorë në Shqipëri, siç është faktuar se ka pasur të tillë, apo nëse do të tregtohej direkt jashtë vendit.
Po ti qe e ditke,.perse nuk tregon ne policI se kush.eehte.ai “peshku i.madh”. Nese ia fut kot, duhet te de denohesh per genjeshtar! Ju mor kodosh nuk jeni njerez, gazetare jo e jo!
Interpretimet e Artan Hoxhës, mbi gjysma faktesh, si të tilla gjithsesi qëndrojnë, sepse sigurisht që rrjeti i trafikimit të drogave përbëhet nga kartele ndërkombëtare shumë të sofistikuar dhe të fuqishëm finianciarisht, që shpesh kalon dhe fuqinë e shteteve. Merret me mend që këta kanë segmentet e tyre edhe në Shqipëri. Këtë nuk është dhe kaq e nevojshme të na i tregojë gazetari ynë ‘investigativ’, sivëllai i Basir Çollakut e ndonjë tjetre. Problemi që konstatohet këtu është se ky gazetar shpesh hiqet sikur di të fshehtën, atë që ne të tjerët, opinioni publik, nuk e di. Ajo që të habit është se me fushën që ushqehen (mbyshin barkun) ky soj, deri më sot nuk kanë dhënë asnjë kontribut sinjifikativ për të shkuar tek e vërteta, tek zemra e të keqes, ashtu siç bëri gazetari italian (ndjesë që për momentin s’më kujtohet emri), që u fut në zemër të Camoras e denoncoi atë dhe sot ai mbrohet rreptësisht nga shteti. Bile në libri e tij për këtë problem e cilësoi edhe mafian shqiptare si pjesë e saj. Atëhere ku ndodhet/ndodhen gazetari/gazetarët tanë investigativë? Si kontributorë për të mbushur gazetat dhe studiot televizive (dhe xhepat e tyre) apo kontribut për të shkuar në zemër të së keqes? Na e ditka Hoxha se, nuk është koka e trafikut të drogave peshkatar Malindi, nipi i Tekiut, sekretarit të parë të partisë së Skraparit, bashkëpatriotit edhe të gazetarit tonë investigativ. Po këtë e di dhe unë, ama, ajo që s’di unë është se kush është dhe ku është koka. Këtë na e ditka gazetari ynë, po ja që nuk na e thotë (jo ne po nuk e thotë aty ku duhet) dhe e ruan për PR (Public Relation) e rradhës! Mjerë ne, në përgjithësi për këtë media, dhe në veçanti për këta gazetarë investigativë.
Ueeeeeeeee sa burracak legen eshte ky Artan Hoxha! Vetem paguaj 10000 deri ne 20000 euro se thote ça te dush ti. Keshtu ja bejn kriminelet ktije. Eurot dhe Artan palla i nxierr te paster kriminelet me ate zhargonin e 8-vjecares, se na eshte bere edhe kryeprokuror ky qelbesire. Kokrra Malokut.
Shikoni si jane ndertuar gjithe ato hotele buze detit ne gjithe Shqiperine te kuptoni se nga vijne gjithe ato para. Droge, prostitucion dhe korrupsion!!! Mos enderroni kot se do pastrohet Shqiperia nga keto probleme.
se mos eshte pastruar Europa ku duan te shkojne! Po Shqiperia para -90-es s’kish as droge as bordello e as vjedhje e krime ne keto permasa te rrezikshme, kush i beri dhe si e pse u bene, kete e dine ata qe e çuan kete vend ketu. Une do te thosha qe me mire nje varferi dhe diktature si e Enverit se sa kjo “lumturi” qe jeta s’ka me asnje vlere njerezore, ku femija vret babane e nenen, ku babai ja fut vajzes, ku politikanet perçajne e sundojne, ku bejme sikur i themi te gjitha por nuk themi asgje, kur propagandojme drejtesi e shtet te se drejtes, por padrejtesia ka mbuluar fusha e male dhe trumbetojme demokracine si te vetmin sistem te fjales lire, por dhe jetes se lire , bile qe nuk vlen as sa nje mace apo qen. Me shume mbrohen ata se sa njeriu, lere me per nder, moral, dinjitet, familje qe e mori lumi. Prandaj, mos u merzisni, kthim mbrapa nuk ka, do te ecim perpara: droge, porno, imoralitet, vrasje dhe nga ana tjeter gjoja lufte kunder tyre. Cili eshte shkaku dhe kush eshte pasoja , kete do tamarrim veshe pas vdekjes.
shihni se rrotull 3 partive jane kokat e peshqve te medhenj
Koka e madhe eshte i pari i vendit, Edi Rama. Si thoni ju, mund te behet trafik me 20 milion euro pa mbeshtetjen e Rames, Lleshit, Balles, Gjushit, etc.
Jua a prishen planet DEA Amerikane dhe policia e Greqise duke futur oriz ne vend te kokaines, se po te ishte kokaina aty do pervetesohej nga perfaqesuesit e shtetit Shqiptar dhe shitej privatisht dhe do asgjesoheshin canta me oriz por mediat do thonin jane kokaine.
Bravo policia qe kapi nje roje dhe nje peshkatar. A ju jeni fiatro se bashku me Meron qe edhe per kete e ka fajin Basha dhe Saliu.
Po mor behet.E bejne ata kurvat e shtepise tende me kembet perpjete tere diten,por ti meqe je bur nuk ke k..e te besh gje pervecse tia rruash Rames ne distance perdite e nga pak.
Nje grup i njohur në Shqipëri…
Mund të ma thotë njeri se cili është ky grup?
Nuk jetoj në Shqipëri prej 20 vjetësh, kështuqë “lajmet e rrugës” nuk i di
Ky kokevorba i di qe te gjitha, edhe punet e policise, krimin, vrasjet, politiken, sportin, artin, modelimin….. Ahh sikur te kishim ne kry te vendit nje dyzine si puna e ketij……me siguri do te ishim bere parajse, nuk do te kishte krim, korrupsion……opo, asgje, asgje……………………………………………… Ha groshe, o kokevorbe, ha, se eshte koha juaj te abuzoni e beni kerdine me mediokritetin tuaj……………..
Skraparlli ne durres qe s’i prek kush e merren me droge jane disa po hasanbellinjte jane kampion. Skane faj se i gjeti ramiz alia si gjoja te persekutuar (ne fakt ordiner) e i la amanet per te vazhduar pislleqet e trafiqet me mafien italiane qe kish nisur qe ne kohe te pronarit te ramizit…
Ky as te qi as te leshon thote populli.
Nuk duhen emra po fakte per ato emra, or Ben. Nuk akuzohet e as denohet tjetri se keshtu mendon Artan Hoxha. Shtet ligjor Jo shtet thashethemesh.
Vetem metodat e kohes enverit o gjen se ku te cojnr lidhjet
Hyj me dru peshqeve te vegjel dhe ata i tregojne padronet.
Duke ju lutur dhe perkedhelur asnje nuk tregon..
Paguan ca dhe del pa lagur…
O tano, na çave bythen me kto sofizma e sekrete. Fol o mos fol. Nese ndihesh i kercenuar, jep nji konference shtypi tek ambasada amerikane dhe je i mbrojtur. Nxirri ato mut emrash se keshtu si flet ti, do vazhdojm te kemi president qe se do populli, do kemi vrasje e situata jo te mira per vendin. Fol fol, jo si sajmir bregu qe i thoshte eni çobanit mos me bej te flas, se kam nje denoncim, dhe sajmiri hante e pinte me enin, eni vazhdon si sudja duke u zgjidhur hallet fukarenjeve me kaçilet e goglave. Ajde Tano boll, nxirri emrat dhe futja per amerike.
Kesaj i thone …po te kapen do dal une qe jam i mediave dhe do te mbroj.
Me pak fjale….edhe Artan Hoxha i implikuar ne grupe kriminale.
Kur tha Artani se dite per dite nderoj makine…asnje si tha se ku i gjen keto “te ardhura” per te nderruar makinat…por u mjaftuan( gazetaret) me deklaraten e tij se eshte nje gazetar qe mezi merr 700.000 lek te vjetra ne muaj.
( kam pasur respekt sidomos kur nxorri ne drite ceshtjen Haklaj…por ja qe ne shqiperi rrojme e asnje seshte i paster)
Ne kete kratraure te pakten o Artan…Likja iku per lesh,ashtu sic e deshiroje dhe ti
ARTAN J’A KE FUTUR KOT 20 MILIONE 40 MILIONE 80 MILIONE
100 KG KOKAINE NE AMERIKE LATINE KUSHTONE 50 MIJE EURO E BARABARTE ME NJE PLACE PARKINGU TE NJE APARTAMENTI NE LUX…
KETA (TRAFIKANTE) TI QUAJME JANE SHUME TE VEGJEL PER TREGUN EUROPIENE MOS I DRAMATIZONI GJERAT TRAFIKU ESHTE I DENUSHEM DHE KAQ
KOKA E GRUPIT TE NJOHUR ESHTE YLLI NDROQI,PRONARI I ORA NEWS,QE NDRYSHOI MBIENRIN NGA PASMACIU NE NDROQI MBAS BURGUT QE BERI NE TURQI.KY COPE MISHI KA FUTUR ORTAK SHUME NJEREZ ME PUSHTET,PRANDAJ NUK E PREK NJERI,DHE E PERDOR TELEVOZIONIN SI KOBURE PER RESOIN.
Ueeeeeeeee sa burracak legen eshte ky Artan Hoxha! Vetem paguaj 10000 deri ne 20000 euro se thote ça te dush ti. Keshtu ja bejn kriminelet ktije. Eurot dhe Artan palla i nxierr te paster kriminelet me ate zhargonin e 8-vjecares, se na eshte bere edhe kryeprokuror ky qelbesire. Kokrra Malokut.
Bravo Artan! Ju jeni shume i mençur. Peshqit e mëdhenj nuk jetojnë buzë detit. Ekziston një fakt që Banka Botërore dëshironte t’i jepte portit operatorëve ndërkombëtarë “të besueshëm”. Cfare ndodhi? E kundërta! Porti operohet dhe kontrollohet nga * kontrabandistët *. Imagjinoni që porti nuk menaxhohet nga një profesionist; menaxhohet nga një ex ish-diplomat ’. Kjo dëshmon se fshihen peshqit e mëdhenj në Tiranë.