Rama duhet të na i kishte kursyer këtë fake news me Trump-in

28 Shtator 2019, 10:01Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Kryeministri Rama ndodhet në New York, dhe prej andej ka dërguar disa foto, mes të cilave bie në sy fotoja ku ai, tok me të shoqen, ka dalë me çiftin Trump.

Një foto e tillë është pa asnjë domethënie, në fakt, s’ka gjë se është një dëshirë për t’u kuptuar për të pozuar me Trumpin. E kanë shumë kryeqeveritarë këtë dëshirë. Dhe Trumpi nuk ua prish. Sepse nuk i kushton asgjë. E shumta i duhet të bëjë një sforcim për të buzëqeshur. Dhe i duhet të harxhojë njëzet sekonda për një foto.

Thuhet edhe që paguhet për të bërë një foto me të. Kështu që nuk duhet ta përjashtojmë rastin që Rama të ketë paguar për atë foto. Herë të tjera kështu ka ndodhur.

Bashës, në foton e fundit që bëri me Trumpin, i është dashur të paguajë. Nuk është se paguhet Trumpi, të kuptohemi. Paguhen lobistët që e bëjnë të mundur këtë foto. Ata paguhen më shumë kur bëjnë të mundur takime. Por takim me Trumpin nuk ka patur.

Rama e shiti foton si një takim të tijin me Trumpin, megjithatë. Madje, e përshkruajti këtë takim. “Patëm një bisedë të shkurtër, por të këndshme e të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera”, tha Rama. Po çfarë u bisedua në atë takim të shkurtër?

Rama nuk na dha detaje, por na tha sidoqoftë, se Trumpi i paska thënë, që Albania is doing pretty good. Po tjetër çfarë mund të jetë biseduar? Sepse në një bisedë të shkurtër duhet të jetë biseduar më shumë sesa kaq. Ndryshe, nuk i bie që të ketë qenë bisedë.

Përkundrazi, i bie të ketë qenë një njatjetim i thjeshtë. Nëse ne i themi njëri tjetrit në rrugë apo në një holl apo në një korridor “ç’kemi”, kjo nuk quhet bisedë. Kjo quhet njatjetim. Dhe është kjo që i ka ndodhur Ramës në New York. I ka thënë njatjeta Trumpit, teksa kanë qenë gati për të dalë në fotografi.

Dhe Trumpi ia ka kthyer. Njatjeta i ka thënë edhe ai. E ndërkohë, që fotografi mund të jetë vonuar ca sekonda, për të vrarë heshtjen, Trumpi mund t’i ketë thënë që Shqipëria po ecën mirë. Ka qenë një frazë mirësjelljeje. Kaq. Asgjë më shumë.

Prandaj, zhurma mbi një takim të Ramës me Trumpin është e rreme. Dhe burimi i kësaj zhurme është Rama vetë. Ai duhet të na i kishte kursyer këtë fakenews. Fotografia është e vërtetë, ndërsa takimi është gënjeshtër.

Por as fotografia nuk përbën lajm. Sepse të gjithë e dimë se si e për se bëhen fotografi të tilla. E prandaj, as atë fotografinë nuk ka pse të na i dërgojë si sukses të vizitës në OKB.

Është thjesht një fotografi. E cila do t’i vlejë Ramës për ta futur në një kornizë e për ta varur në shtëpi a në zyrë. Vlerë tjetër ajo fotografi nuk ka.

23 komente në “Rama duhet të na i kishte kursyer këtë fake news me Trump-in”

  1. Eraldo says:

    Tipik reagim i nje njeriu qe ndihet inferior! Muçi perpiqet te ule kryeministrin ne nivelin e tij ( e theksoj KRYEMINISTRIN jo personin qe mban kete post )! Cfare doje o muç , te benin dolli e te kendonin « do marr sharren do sharroj selvine » ?? Harron qe ishte ne seline e okb dhe jo ne shtepine e bardhe? Muçi e ben vezen me te madhe se kryeministri por nuk do vet andaj dhe kryeministri duhet te mos mburret kot ! Fshatar cingun e cmirezi ke ngelur o muç ! Je bere dhe narcizist tani qe nuk ta fershellen me kush dhe kerkon te mbijetosh ne opinionin publik me te tilla shkrime pa asnje vlere ! Edhe qim peka ta kaloi per nga impakti mbi publikun ! E humbe dhe nje rast per te heshtur o muç.

    1. apapa says:

      Muci, na kurse edhe ti surratin tend nga televizionet dhe gazetat se nuk te honepsim dot. Kaq!

    2. Rama na trego zhvillimet ekonomike - Jo fotografi says:

      Muc Nano te jap te drejte. Une jam mbeshtetes i Rames por kjo foto nuk kishte pse tregohej. Mund ta mbash ne kujtimet e tua dhe ta tregosh kur te daleshb ne pension qe ke takuar Presidentin e Amerikes. Por te besh nje foto me nje President nuk eshte ndonje arritje. Po, KM shqiptar eshte i paster qe te beje nje foto. Kjo eshte e gjitha. Tjeter, nuk ka asnje vlere sepse vlera qendron kur te fton te zhvillosh bisedime. Por Shqiperia i ka hapur te gjitha dyert per Ameriken dhe Presdienti nuk ka nevoje te beje biseda me KM shqiptar. Ka plot persona qe mund te bisedojne me Ramen dhe Shqiperine nga Departamenti i Puneve te Jashtme. Keshtu qe perfundimisht ke shume te drejte per komentin qe ben.

  2. Jam i sigurt se Rama do kete biseduar me TRUMP, vetem per librin me piktura “flutura dhe me cimka”, per te cilin sipas gojedhanave i ka botuar me nje tirazh prej 177,250,000 kopje, dhe shperndarja e tyre do mbaroje ne vitin 2177, duke hyre keshtu ne librin gines si botuesi me tirazh me te madh ne bote pas librit perallat e 1001 neteve

  3. Nje qytetar says:

    O Mustafaaaa…… kur Rama te cilesoi edhe ty si pjese e ” Kazanit ” te katundit mediatik ,ne nje emision tek ” Zone e Lire ” , te them te drejten nuk me erdhi mire sepse te kam vleresuar deri diku.
    Por , ty sikur te kane shterruar idete dhe po merresh me ca analiza e interpretime te tipik Lubonja , Bushati , Shkullak etj …
    Ore , se nuk e di e prandaj po te pyes ; I martuar je ?

  4. juristi says:

    O Muc ke filluar te lenosh dhe ti nga trute me keq se patrioti yt president.Cfare ke dashur te thuadsh me kete germezim apo vari shelin,merr ato honorare dhe kaq.

    1. Shqip says:

      Nuk ka gje Fake news, cfare te thoshte : Trump ishte ne padium dhe te gjithe kryetare shtetesh apo kryeminstra, hipnin e zbrisnin per foto me te gjate kohes qe ai ishte pozicionuar? “Biseda” e Rames me Trump, News-i per te gjithe, edhe per ty “intersant”, eshte takimi me Palmer dhe Pompeo….

  5. Fronti says:

    Po mire o mulla Mustafa, cfare te shqeteson ty per kete qe e sterhollom kaq shume, apo nje bythe qe mesohet me te pjerdhur nuk e ndalon me dot, ne kete rast goja jote? Dhe pastaj spaska te drejte Rama se ti je bythe kazani!

  6. Mere says:

    Bjeri bithes se i bie mire o “kacurel”
    (Muc ta thone e muc te ngeli
    Kush i humbi mend ,qe ti mare teveqeli.)

  7. ABC KORCA says:

    Fotot ne OKB behen pa kurfare leku o Nanooooooo
    Behen thjesht e thjesht per arsyen se usa eshte pikepritesi
    …dhe eshte shenje mikepritje .
    Por ne kete kurveri mediatike ku jetojme edhe mikepritja,gjeja me normale,ju dudet qe behet vetem per lek…ne te vertete s’keni dhe faj…kurva vetem tek leket e ka mendjen
    Edhe nje here…fotot behen per te treguar mikepritjen dhe behen me te gjithëëë kryeministrat….pa lek( perjashto ku e ku ndonje kore te veri ose iran)

  8. operacioni zjarri says:

    O Mustafa ti perveç se evidenton fake news e Rames njekohesisht duke lexuar komentet qe bejne lexuesit per arikullin tend evidenton edhe gomeret qe ne kete vend mesa duket jane me shumice

  9. top_njishi says:

    Muc – teknikisht lajmi nuk eshte fake news por vanitet dhe kompleks i nje Kryeministri qe po perjeton krizen e 50+ (vetem keshtu kuptohet veshja e tij qesharake me dinjitare te huaj). Ajo qe zbavit me teper eshte barku i dale ne kostume te ngshte. O Zot!, Me tej, shkon loqja me atlete ne takim me Presidentin Francez …

    Presidenti Francez tall bythen kur i thote – atletet jane “interesante”. Vetem dikush qe jeton ne Perendim kupton ironine e fjales “interesting” jo Ram Koqja qe merr literalisht ate qe i thuhet.

    Shqiperia ka shume arsye per te qene modeste dhe kushdoqofte kryeminister, minimumi qe duhet te beje eshte te jete ne veshje zyrtare jo te beje pop-starin. Rama ka qejf te thote se eshte artist, jo politikan.

    Ketu ngaterrohet Rama – ai pritet ne takime pune ne kapacitet Kryeministri jo kapacitet artisti (koncepti eshte i tille vetem ne koken e tij ndryshe do njihej si i tille ne Perendim).

    Kur ai te mos jete me Kryeminister, ai mund te shkoje me breke me taku miletin (nese partneret jane te gatshem akoma per te taku “artistin” e nje vendi te humbur) nese ka akoma dike qe e pret.

    Thene gjithe kjo, Rama eshte kryeministri me i mire ne kushtet aktuale. Basha eshte totalisht nje budalla i kompleksuar ndersa Monika me Meten jane funderrinat e politikes shqiptare.

  10. Komentuesi says:

    Aha.Paske mbaruar o Mustafa,paske shkuar per lesh.Qenke vertete bythe kazani.Kaq shume te paska shqetesuar fotoja e Rames me Trampin? Ajo eshte nje foto dhe kaq.Pse u dashka shkruar e sterholluar ajo qe duket? Qenke budallepsur fare.Mos na dil me neper ekrane se po behesh me keq se Sali Berisha qe po na tremb kalamonjet.

  11. tropoja10 says:

    eeee po edvin mafia dihet gjitha takimet i ka keshtu me piktura foto me policin qe ruan deren e okb , karikatura atlete, oxhakun ne surrel ben demek ndonje batute policesh edhe kshu vjedh 1 milion vota,se per pun qeverie eeee mos e pyet

  12. N.V. says:

    Të bësh një foto me Presidentin që drejton shtetin Lokomotivë të Planetit është një nder i madh dhe sodifaksion moral për Kryeministrin e nje vendi te vogel si Shqipëria!
    Por eshte nder edhe per popullin shqiptar!…
    Llafet e teperta janë fukarallek o Mustafa Mulla Pederasti!….!

  13. TOSI says:

    Sa per foton qe ka nxjerre ne fb edhe une jam me rezerve!Por ti shkon ne ekstrem o M…Nano kur kerkon te dish edhe se ç’fare u bisedua ne takimin e shkurter!Se pari nuk flitet per foton o M….Nano qe nuk bie dhe shume ere pasi rreth vehtes ne kazanin mediatik ka shume si ty ;e dyta eshte modesti dhe protokollare qe te lajmerosh takimin pa dhene hollesira per te!Se treti edhe sikur ai ti parashtronte temat qe biseduan ma do mendja qe ti nuk do i kuptoje se je Fake News komplet!Na gtrego pak ate fabulen tek stadiumi Selman Stermasi ku ai djali me benx desh rrembeu nje vajze dhe te kaloi te kembet e kur moderatori e pyeti se nuk ia more targen per ta denancuar ne polici ai iu pergjigj:S’munda se me kaloi me shpejtesi te madhe rreth 40-45 km ne ore!Thone qe Shqiperia do te krijoje dy shtet nje per nivelin qytetar dhe nje per ate fshatar ku ky i dyti do te kete Bashen si kryeminister se u pelqen kur genjen!Ky shkrimi jot or M….Nano eshte si ajo kenga polifonike me tekst:Shoke kush foli nga fundi, jo se pordhi Mao Ce Duni!

  14. MACOKU says:

    VETEM PLER MUND TE QUHET KY LLOJ MASKARA GAZETAR

  15. O Muc Nano, o gazetari-analist i Provinces nder 5 Provincat me injorante te gjithe Shqiperise aktuale dhe te hershme, Skraparit me perqindje shume te larte injorante edhe ne 2019, por kriminele me “name” si Sulo Gradeci DJE e Ilir Meta SOT, por ky i SOT_mi Ilir Meta eshte akoma dhe me kriminel, super hajdut, shpifes i paskrupullt e ordinere, imoral deri dhe me kafshe, drogmen me name ne Ballkan e me shume deri ne “Kolumbi”. O Muc Nano, o gazetari-analist i disekuilibruar, e ke merituar me kohe perfshirjen ne Listen e “Kazanit Mediatik”, por PRIT edhe ca jave e do besh perseri “Kthese”, se injorantet dhe Provincialet nuk e kane per gje, pabesine e karakterit te tyre, e dredhin sapo u bie uje nen “Xhakete”. Yt fare e keqe.
    V.O. Te Lutem shume z. Mero Baze MOS me censuro, edhe pse e njeh dhe e ke koleg “fatkeqsisht” kete me pantallona te Kuqe, Mustafa (Muc) Nano_n.

  16. @autori says:

    I dashur Muci!
    Kesaj here jam plotesisht i nje mendjeje me ty.

  17. demokrati says:

    Gazetar i kotesive mbeti ky lokalist mendjengushte. Si nuk reagoi nje here te vetme me seriozitet dhe profesionalizem perball menxyrave qe ben bashkfshatari i tij president.

  18. FLUTURA says:

    Foto ilustruese e aktivitetit te Kryeministrit…sic hedh foto edhe ne takimet brenda vendit…apo edhe foto familjare. Nuk do ja vlente t’i kushtoej nje shkrim

  19. Pellazgos says:

    Keshtu i thoshte edhe Kooperatives me te humbur Enver Hoxha qe e “realizuat” pllanin dhe flinte i qete Ai dhe Pashallaret e Kuq ne Vilat e tyre.
    Populli ne fshat hante 9 muaj buke misri,por ju bene duart me kallo nga te duarttrokiturit dhe zerit te ngjirur nga te bertiturit (nuk kishte tjeter zgjidhje).Mustafai apo Eduarti si Identitet dhe Emra “Pellazge” qe kane,harrojne qe ky vend me histori nga 1913 ta po perdoret,se per kete qellim eshte krijuar.Mos me thote dikush qe ne 500 vjet Turkye egzistonin “Shqipetaret” kur dihet fare mire qe nuk kishte institucione qe te ingranoheshin apo te perfaqesoheshin.
    Kush ishte Orthodhoks ishte automatikisht Greke,kush nga keta u be myslimane (me deshire apo me dhune) e quante veten turk,kaq e thjeshte.
    Al-bania myslimane qe po shkon sipas pllanit te Papes,u krijua nga Evropianet ne dem te Epirit,ne dem te historise mijera vjecare para turke,ate Greke Ilyre.
    Nuk jam dogmatik i urrejtjes dhe percarjes,por dihet edhe sot lufta ndermjet Rusise “Orthodhokse” dhe Perendimit Katolike.
    Shperberja e Jugosllavise dhe bashkimi i Gjermanise,tregon qarte qellimet e Angloamerikaneve edhe tek ne qe per ta te ishim nje state proturk.
    Ndryshe nuk do injektonin nje Misionare me prapavije politike te considerohet si simboli i ketij Kombi,thua se nuk ka patur figura historike me te medha.
    Injoranca dhe idiotlleku (ignorant and idiot) ne nje vend (land) te tradhetareve dhe spiuneve (traitor and spy) eshte fenomenale (este fenomen).
    Kujt i sherben (servis) mohimi i Epirit apo Vorio Epirit te Marin Barletit?
    Kujt i sherben emertimi i Kostandino-polis per Nder te Ilyrit Kostandin ne Stamboll,apo qellimisht Kostandinopoje pa kuptim?
    A nuk perdoren Ilyret nga armiqte e ketij Kombi,si myslimane apo katolike?
    Nuk e kuptojne keta patriote Patridha) qe interesat e amerikaneve per Al-banine e krijuar nga Pashallare te ardhur nga Sulltani ne vitin 1913te nuk ishte per interesat per te cilen luftoi Pirrua i Epirit,J(Jugun e Italise,Magna Grecia),Jeorgios Kastriotis per Kostandinopolin?A nuk e mori nga Stambolli i Pashallareve Genicere dhe Kostandinopoli i Tij flamurin e Tij Grek te Bizantit Epiroti Kastriotis?
    Si nuk egzistoka Vorio Epiri?

  20. BUJARI JU DEGJON says:

    Ky shkrim i Mucos me kujton ate qenin qe i lehte Henes…
    Interesant!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje