Greta Thunberg, si instrumenti i ri në luftën e vjetër mes së majtës dhe të djathtës

27 Shtator 2019, 12:18Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Ne nuk e dime a ka, apo jo te drejte Greta Thunberg. Prandaj bejme ate qe dime te bejme me mire, merremi me Greten. Te njejten gje bejne te majtet qe mbeshtesin Greten, vajzen guximtare, udheheqese, etj, etj.

Po njesoj edhe te djathtet qe kundershtojne apo ironizojne Greten, qe ka nevoje te shkoje ne shkolle, kerkon te duket, po perdoret, apo ka ndonje problem nga sindroma e saj. Nese te dhenat e Gretes do t’i hidhnim ne nje kompiuter perllogarites, valle nga do anonte “gjykimi” i tij i ftohte? Pa e marre guximin e “gjykimit” kompiuterik, me duket se gjithe c’po ndodh rreth Gretes, me Greten, apo nga Greta ka te beje pikerisht me “filozofi” politike.

Greta sot perfaqeson revolucionaret, te majtet. Nje revokim i viteve 1960-1970, por me disa vite me pak; nuk jane me 20 vjecaret qe rebelohen per cdo gje, por jane 15 vjecaret qe bejne kauze planetin, bimet dhe kafshet, dhe trajtojne njeriun si virus.

Kjo ne fakt nuk eshte dhe fort gabim. Dhe mbi te gjitha, pas 15 vjecareve je me i sigurte; jane te pakte ata qe guxojne te sulmojne 15 vjecaret pa marre mbi vete rriskun e akuzave te perbindshme. Me nje gur dy zogj.

Nga ana tjeter jane te djathtet, konservatoret, superperfituesit, ata qe gjithmone do gjejne nje carje ne sistem, ne cilindo sistem per te mos prekur njeri fitimet e tyre, per t’i shtuar ato e sigurisht per te vijuar te jene skllavopronare ne kushte demokratike…

A di gje Greta per cfare flet? Pyetje cinike?! Jo dhe aq. Per mijera vjet njerezit u ndane e u vrane per Token ne ishte e rrumbullaket apo e sheshte. Nga e di Greta se po shuhet Toka? Askush nuk e di. Te gjithe dyshojne.

Por a nuk eshte bere dyshimi udheheqesi shpirteror prej kaq vitesh i njerezve duke zevendesuar si “fe” edhe islamizmin e kristianizmin? Revolucioni ekologjik permbys boten per nje luan te vrare, per tre peme te prera (dhe bejne shume mire).

Por a nuk eshte po kaq emergjence revolucionare edhe permbytja e superfabrikave qe tymojne cdo sekonde ne qiell, apo derdhen ne ujerat e embla, apo varrosin fshehtas ne toke, pislleqet e prodhimit te tyre, ndersa ne duartrokasim cdo dite prodhimet e fundit te makinave, qe gjithsesi po dalin perdite me mashtrime pikerisht ne strategjine e ndotjes. Imagjino tani: Flasim kunder ndotjes, per mbrojtjen e kafsheve dhe shkojme bejme safari me makina qe tymojne e duke filmuar e fotografuar kafshet edhe kur hane, edhe kur pine edhe kur ciftohen. E ne darke ulerasim se kafshet po stresohen, sepse afrikanet po u ngushtojne hapesirat per te mbjelle miser…

Greta nuk ka thene asgje, qe nuk ka vite qe nuk thuhet e qe po ashtu po aq vite ka qe kundershtohet. Po valle a mund te thote ndokush se kjo nuk eshte nje nderrmarrje e madhe per pushtet ne Toke? Dhe Greta eshte levizja e radhes per te bardhet (ose te zinjte si te doni)? Te jete kaq e thjeshte? Pse jo.

Eshte vetem lufte pushteti. Gjithcka tjeter, madje edhe Greta eshte instrument. Madje edhe ata qe thone mos hani mish, por hani lakra. E te mendosh se 30 vjet me pare, na mesonin se truri i njeriut u zhvillua me shume se i kafshes sepse nisi ta hante mishin jo te gjalle, por te pjekur. Mos valle duhen “keshilluar” ata qe rrisin dhe paketojne mishin te mos bejne hile, pra superprodhuesit?

Cfare lidhje ka e gjitha kjo me vendin tone, Shqiperine? Ndoshta asnje lidhje. Ne nuk kemi fuqi as te ndikojme, e as te ndryshojme. Kulturalisht ende nuk kemi mesuar te bejme revolucion si te majtet, apo te jemi skllavopronare ne dukje te dhembshur si te djathtet. Por duhet ta nisim nga diku: Psh mos te hedhim ne toke bishtat e cigares.

Dhe bashkite qe njerezit mos te konsumojne kaq shume ujin me ambalazhim plastik, te rregullojne rrjetet shperndarese. Sepse dyshimtare si gjithmone, ndokush mund te mendoje se prodhuesit e ujit te ambalazhuar paguajne nen dore qe rrjetet e ujesjellesit te mos funksionojne. Kjo jashte kamerave. Ne fokusin e kamerave: Rrofte Greta, bravo Greta!

3 komente në “Greta Thunberg, si instrumenti i ri në luftën e vjetër mes së majtës dhe të djathtës”

  1. Maelga says:

    Sa te ceket qe jeni !

  2. Shkodrani says:

    As mish as peshk.. Jemi vend totalisht i prapambetur qe nuk e ka haberin me te vogel se ca eshte mjedisi, ekologjia, riciklimi, karboni, efekti serre, imigrimi klimaterik, semundjet klimaterike dhe jo me pastaj te flasim per shkence. Prandaj dhe biem ne gracka te tilla ku dhe shkencen e perdorim si folklor dhe ngrejme pikepyetje shekspiriane jo zoti, jo rraca jo politika.

  3. Shahisti says:

    Me duket se kete Greten e perdorin si ata kalamajte dhe grate qe terroristet i vendosin si “human shields”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje