Ylli Manjani: Meta duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, politikanin pensionist apo opozitarin ndaj qeverisë. E përdor Rama

28 Shtator 2019, 11:33Politika TEMA

Ylli Manjani thotë se Ilir Meta duhet të ndajë mendjen se çfarë duhet të bëjë, politikanin pensionist apo opozitarin ndaj qeverisë.

Reagimi i Manjanit

Për mendimin tim Ilir Meta, para së gjithash, duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, Presidentin e Republikës (politikanin pensionist) apo opozitarin ndaj qeverisë.

Kjo është dilema themelore që Ai duhet ta zgjidhë me veten e vet.

Të dyja nuk bëhen sepse nuk bën dot asnjërën siç duhet.

Kam patur idenë (ndoshta i vetmi) që 2 e më shumë vite më parë se Ilir Meta nuk duhej të humbte kohë të çmuar në zyrën e Presidentit. E kam thënë hapur këtë gjë.

Sot, nuk është Venecia arsyeja përse duhet të largohet nga Presidenca, siç propogandojnë çakejt mediatikë të Rilindjes. Venezia, të paktën sipas projekt raportit që doli para afatit, nuk sugjeron shkarkimin e Presidentit. “Tejkalimi i kompetencave kur ska ligj dhe arsye të mëdha natyrore”, nuk është shkelje që çon në shkarkim. Kjo është e qartë kristal.

Nuk është as “fjala e thënë” te portali i Çimit, që të gjithë qeveritarët e çakejt e tyre bëjnë sikur se shohin, por e paskan parë dhe konspektuar atë intervistë.

Presidentit të Republikës nuk i njohin e as i botojnë një dekret. Kjo është arsye shumë më e fortë sesa 100 raporte nga Venecia. Sipas meje, kjo është arsye që Ilir Meta të dalë nga pensionimi i parakohshëm i vetvetes dhe të vihet përballë sunduesve politikë.

Ilir Meta përballë sunduesve ka më shumë kuptim sesa në krye të shtetit që ata sundojnë. Një President sado i guximshëm nuk e ndalon dot sundimin politik të shtetit që ata e kanë sot në dorë. Është shteti i tyre, fund e krye. Me këtë shtet ata rrëmbejnë prona, burgosin kundërshtarë, dhunojnë qytetarë, shesin pasurinë publike, fusin në borxh të përjetshëm njerëzit, prishin trashëgiminë e historinë e këtij vendi etj etj…

Ilir Meta jo vetëm nuk e ndalon dot këtë shtet, por do s’do identifikohet me të.

Sundimtarët kujdesen që ta shesin si “të tyrin” sa herë ju duhet. E mbani mend Edi Ramën kur thoshte, “Ilir Meta është President korrekt me detyrën”? Deri 24 orë para anulimit të zgjedhjeve kështu thoshte. Pastaj ndryshoi loja…

E pastaj na doli që kishin ngrënë dhe darka, e pastaj konspiracioni nën punën e vet, e pastaj…… S’ka fund kjo histori.

Megjithatë, dilema President e në pension politik apo në Politikë dhe përballë Ramës, është e gjitha për t’u zgjidhur nga Ilir Meta. Nga askush tjetër!

Deri atëhere, llogjika e do që secili sheh punët e veta. Se nuk legjitimon votimet moniste Venecia, o të marrë!

Votimet ua dhjeu populli shqiptar dhe ODIHR. Dhe për shkak të ODIHR edhe çdo kancelari në Perëndim.

Ndërkohë, Jam i bindur se tani, pikërisht tani Edi Rama e do më shumë Ilir Metën President sesa opozitar.

Të shohim, por vendi ka nevojë për parlament pluralist, jo për debate koti si ky….

10 komente në “Ylli Manjani: Meta duhet të ndajë mendjen se çfarë do të bëjë, politikanin pensionist apo opozitarin ndaj qeverisë. E përdor Rama”

  1. lisi says:

    Mutnjani jeni ndyrsira me e identifikuar i polititikes zagar dhe bythelepires deri ne infinit,karrjera e juaj u fundos keshtu qe te lehesh dhe te hash mut vetem te siguron mbijetesen tek lsi ja

  2. Bllokmeni says:

    Me thuaj me ke ri te them kush je.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Bjeri kalit te ngordhur thote ky .. 30 vjet ne politike akoma su ngopen shqipot me te korruptuar si ty e te tjere.. Kujtova sikur ti the qe e le politiken.. Por qeni srri pa ngrene tum thuaj.. Literally!!!

  4. Na myten karnat says:

    Meta eshte nisur per burg o trap prandaj po mundohet te beje 700 gjera.
    Ooopsie! Ky numri 700 s’duhet me u permend tek shtepia e te vdekurit.

  5. Qytetar says:

    Vazhdo lehjen….

  6. tropoja 1228 says:

    manjani eshte vertete i zgjuar tamam dibran godet gjithmone sakte dhe me doza ironie ,normal meta e mori ate post me shume per CV karriere jo per ndonje vlere ose diçka qe “fiton” politikisht me te gjithesesi meta duhet te gjeje pozicionin e tij jo te vegjetoje president aty duhet ndonje fred moisiu te rrije aty deri sa te dale shpieti te ngordhi ne kolltuk duke lujt domino

  7. Cudia says:

    Manjan zagari, edhe ti ndaj mendjen se cfare duhet te besh. Ike nka politika por me politike do te meresh. Ti dhe Kreshnik Spahiu jeni si dy pika uji. Pini nje kafe bashke dhe ndani mendjen dhe mos na cani trapin me llafe koti

  8. ppa says:

    Mire e ke ti trap…por ti e di me mire se une – Mona nuk ia leshon partine, sepse ashtu ia mori me zor , kunder deshires se Metes qe donte P.Vasilin…

  9. Mere says:

    Kujt i plasi bytha sec mendon ti o ydhi menjani zagari i lesh e lise
    -Tejkaloi kopetenat qe percaktohen ne kushtetute
    -Shkeli kushtetuten ( pak apo shume po hengre [email protected] quhet qe hengre [email protected], ajo varet nga kushtet dhe mundesia qe ke se ti per vete ha shume dihet boterisht)
    Mohoi te drejten e votes qytetareve
    Kush ta vare teneqen tyja o kacurel – legen ,shiko se po te vjen spak- u , e leri kakarisjet dhe lehjet se ai ste mbron dot se ka dhe pit- bull dhe mace , po kaloi lumin ai , hidhet nga nje krah ne tjetrin dhe nuk pyet per pula dhe zagare dhe ne fund te shane kalin.

  10. otaq says:

    MANJANI,fjeti me qënin dhe u gdhi me pleshta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje