FOTOT/ Modelja shqiptare tregon zhgënjimin e madh: Sot seksi është i lirë, burrat kërkojnë marrëdhënie pa angazhime

29 Shtator 2019, 13:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ Modelja shqiptare tregon zhgënjimin e madh: Sot seksi

Modelja bukuroshe, Adrola Dushi prej kohësh jeton në Amerikë, prej ku ka zhvilluar dhe karrierën e saj. Cilësuar si një ndër femrat më të bukura shqiptare, Adrola Dushi për momentin është single, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka djalin me emrin Troi.

Por, duket se Adrola ka përjetuar mjaft zhgënjime në një botë të padrejtë, të cilën e ka pasqyruar përmes një postimi të gjatë, që përcjell një mesazh mjaft domethënës për të gjithë.

Postimi i plotë

“Mirësevini në shek.XXI… Ku seksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe.

Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat.

Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode.

Ku banjot janë kthyer ne studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.

Shekulli XXI, ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzania se sa HIV.

Ku njerëzit “vdesin nga frika” ndaj terroristëve dhe kriminelëve më shumë se sa t’i frikësohen Zotit.

Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu.

Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm.

Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale.

Ku prindërit harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithesecilit, sepse janë të zënë me celularët.

Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është “të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t’i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme”.

Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale.

Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë “like” në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur ; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze, i rrethuar nga “miqësi boshe”, me “dashuri” të paqarta…

Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët, duke iu dedikuar për orë të tëra trupit.

Ku një operacion plastik për të patur trupin “perfekt”, një injektim botoksi për të patur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë.

Ku një foto në palestër ka më tepër “like” se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit.

Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me “arsyen” dhe shkatërrohesh nëse vepron me zemër!”- shkruan modelja, Adrola Dushi në rrjete sociale.

4 komente në “FOTOT/ Modelja shqiptare tregon zhgënjimin e madh: Sot seksi është i lirë, burrat kërkojnë marrëdhënie pa angazhime”

  1. Nji mesazhe qe zbulon kte Bote
    ne shekulli e Kotesise Njerezore
    ku gjithcka ,cdo Vlere Njerezore
    eshte shdruar ne dicka boshe ,pakuptim
    dhe e vetmja gje qe sot eshte ne Mode eshte TE DUKURIT BUKUR
    pra nji Bote Siperfaqsore
    ku mungon cdo ndjenj e vertete por fallsiteti ka pushtuar gjithxka
    deri ne krevate ku uk ndihet asnji klithem e vertete orgsme jete

  2. pst says:

    Qe ne fjaline e pare tregon se sa filozofi te gabuar jete paska vajza.Nqs mendon se seksi eshte nje transaksion ne nje maredhenie mashkull femer ku njeri nga partneret jo vetem duhet te kete monopolin mbi seksin ne maredhenie, por dhe te vendose mbi jeten seksuale te partnerit tjeter atehere ballafaqohet me realitetin qe partneri tjeter mund te plotesoje deshirat seksuale diku tjeter.

  3. katarakti says:

    Interesant. Sikur keto mendime, verejtje dhe pershtypje t’i kete origjinale, pra jo te kopjuara nga dikush tjeter, mund te thuhet se Zoti e paska blatuar me shume te mira: Edhe e bukur, edhe e mençur! Dhe kaq e re! Bravo i qofte nese mendon kaq thelle.

  4. Bledi says:

    Gabele qe do te kompletoj profilin
    Hipokrite kur vetë bën foto me sfond të zgjedhur na flet për të tjerët që nuk vlerësojnë te thjeshten
    Duhet pyetur ai që e braktisi pse e la kete te perkryeren nga trupi dhe nga truri
    Budallaqe
    E di që vetëm me bukuri ka konkurencë dhe është ,munduar te behet e veçantë me thënie të k opjuara aty këtu online
    Çfarë dihet për këtë ca familje ca shkollimi çfarë kariere?
    Së mos na del dhe kjo e lëvizjes ME TOO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje