Sulmi i Metës ndaj Sokol Ballës, Mero Baze: I pështirë, shtypi po e kalon në heshtje duke thënë "ai ka rrjedhur"

29 Shtator 2019, 10:45Politika TEMA

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka reaguar ndaj sulmit që presidenti Ilir Meta bëri ndaj gazetarit Sokol Balla. 

Në një shënim në rrjetet sociale, Baze shprehet se shtypi po e kalon në heshtje sulmin e pështirë të presidentit ndaj Ballës dhe kjo, sipas tij, është në traditën e një shtypi mercenar. 

Më tej gazetari shprehet se  “po të përpiqemi pak, e ta quajmë normal Presidentin për një moment, jemi para një vepre penale të tij, pasi ai paska heshtur ndaj një kërkese për “burgosje” duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë”. 

Gjithashtu Baze ironizon Metën duke thënë se “ngaqë nuk e konsiderojmë më njeri normal, i hapim rrugë një poshtërimi të pazakontë nga zyra e një Presidenti për një gazetar”.  

“Shtypi po e kalon në heshtje sulmin e pështirë të Presidentit ndaj Sokol Ballës dhe kjo është në traditën e një shtypi mercenar.  

Por po të përpiqemi pak, e ta quajmë normal Presidentin për një moment, jemi para një vepre penale të tij, pasi ai paska heshtur ndaj një kërkese për “burgosje” duke ndërhyrë në sistemin e drejtësisë. 

Por ngaqë nuk e konsiderojmë më njeri normal, i hapim rrugë një poshtërimi të pazakontë nga zyra e një Presidenti për një gazetar.  

Tani zyra e Presidentit duhet të zgjedh, nëse duhet ta marrim seriozisht Presidentin dhe ai të përballet me atë që bën, apo ta shtyjmë kështu duke thënë “ai ka rrjedhur”- shkruan Baze. (TemA) 

17 komente në “Sulmi i Metës ndaj Sokol Ballës, Mero Baze: I pështirë, shtypi po e kalon në heshtje duke thënë “ai ka rrjedhur””

  1. Dashi says:

    Bravo mero. Dhe ne tani duhet te vendosim nese ti je ai burri kurve qe I nxorri fotot nudo rames dhe qe ushqeu cdo plan dhe pisllek te berishes per 15 vjet rresht derisa u prishet. Apo je ventilatori qe I ben fresk rames dhe dorerenesve te tij ne media. Dileme e madhe. Po ti je te dyja, rendesi ka te mbetesh ne siperfaqe dhe te regullosh punet e tua. Per ta permbyllur mbrojtjen ndaj balles, beni dhe nje video bashke.

    1. Kalec Dega says:

      Presidenti Meta duhet te merret seriozisht aq sa edhe Tema private e Mero Rames.

      1. Raimond vlonjati says:

        Po sharjet e Rames ndaj gazetareve qe nuk i vijne pas avazit jane te pafund ,
        dhe askush nuk merret seriozisht me sharjet e tij

        1. Remziu says:

          O Rajmond Vlonjati,
          flet ^porsi i gjati
          nuk te shkon inati
          se je si veshgjati!

          Ish punonjes Shiku
          agjent i Gazidedes,
          me pasaport diplomati
          te beri djali i tezes!

          Rama qytetarin
          se mori pas 90!
          siç e fitoj Sala
          pas nentdhjetes!

          Ju fare e felliqur
          kudo keni dhjere
          ndaj edhe Iliri
          ju duket pa ere!

          Rama qytetari
          ju ka vu ne rresht
          kush nga Ju i pari
          ka me mbrijt ne Reç!

      2. taras bulba says:

        E kishit merak Kalec karin ?? Ja ku eshte Kalec Dega kari , tregon ” ketu “

    2. mire says:

      Dashi, tani je dele dhe te hypen jo vetem cjapi por dhe Iliri.

  2. vlora.vlora says:

    Pa le te kishen sulmuar ate shemtiren Klodiana Lalen cdo behej ,gjithe gazetaria do ishte cuar ne kembe,paradoks i madh kur shan kryeministri kazan,te gjithe kundra ,kur shan kokedardha s ndihet njeri

    1. Zani Burimi says:

      VLORA, jAM DAKORD ME JU, POR JU LUTEM MOS PERDORNI FJALEN “KOKEDARDHA”, POR “KOKEKUNGULLI”.

  3. edi nga surreli says:

    fundi i botes Ka peshtire MERO PESHTIRA

  4. mik says:

    Edi Rama i poshteron gazetaret deri ne rranje e ky thote Presidenti poshteron Sokol Ballen !!
    Kot nuk asht sjo shprehja : Nje shkrimtar duhet te tregoje gjithmone te verteten, vecse nqs asht gazetar.

  5. BRSS says:

    AI NUK KA RRJEDHUR POR ESHTE SHUME I POSHTER DHE TINZAR BURRI KURVES

  6. FLUTURA says:

    @Dashi
    Cdo shenjtor e ka nje te shkuar dhe cdo mekatar e ka nje te ardhme…

    1. M a r k o says:

      Meta eshte karxhunge

  7. Mero, rendesi ka qe te lexojne edhe “Minjte arte te Venecies”, ti je me te drejten.

  8. Tomori USA. says:

    Qe Ilir Meta, si president, ka rjedhur me kohe, qe shme here e kemi pare te vesh kostumin politik ne sherbim te opozites dhe si kryetar i LSI, kjo sdo shume mend, nga Qershori i 17. e disa here ne vazhdim.
    Esht per te ardhur keq per shtypin perjodik e ate viziv, qe me perjashtim te zotit Mero Baze, shume pak koleg, jane kundervene, keti te ashtuquajtur president i gjithe shqiptareve, qe as ka qen dhe as dote jete deri ne shkarkimin e tije, se e meriton plotesisht , te shkerkohet njerrrrrore e me pare, nga Parlamenti dhe gjukata e larte.

  9. Koba says:

    sa ju dhemb Suma ithtareve te Like Floririt.Po prisni De se nuk i ka hyre Huri Akoma.!!!!

  10. Titi says:

    Vertet keni rjedhur si politikanet edhe ju gazetaret qe ju mbani ison.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje